fbpx

Çmime me 50% zbritje të Rezonancës magnetike (MRI) gjatë vikendeve dhe festave në “Acibadem Sistina”

17.03.2021

Diagnostikimi i shpejtë dhe i saktë i të gjitha sëmundjeve, incizime me cilësi të lartë, rezolucion dhe komfor për pacientët – janë përparësitë kryesore të rezonancës magnetike MRI 1.5 Tesla. Shërbimet dhe ekzaminimet e kryera me këtë aparat duke filluar nga data 20 mars (e shtunë) gjatë vikendeve dhe ditëve jo pune në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” mund të kryhen me 50% zbritje.

mri

Aparati MRI 1.5 TESLA është një nga arritjet më të fundit teknike dhe teknologjike në mjekësinë bashkëkohore që përdoret për diagnostikimin e një numër të madh ndryshimesh në trupin e njeriut. MRI 1.5 Tesla vetëm për disa minuta prodhon mijëra imazhe që vlerësojnë funksionin e organeve, aparati përdoret në ekzaminimin e trurit (ekzaminime native dhe post-kontraste), arteriografi për të treguar enët e gjakut të trurit dhe qafës, kurrizit cevikal, torakal dhe lumbal (ekzaminime native dhe post-kontraste), mushkërivë, barkut, sistemit muskulo-skeletor ose për ndonjë regjion të trupit (seri native dhe post-kontraste).

Ekzaminimet e këtilla nuk duhet të anulohen as në kushtet e pandemisë, pasi diagnoza e hershme është me rëndësi të madhe në trajtimin e suksesshëm të të gjitha sëmundjeve.

MRI 1.5 Tesla është aparat që nuk përdor rrezatim jonizues dhe paraqet një metodë që përdor fushë magnetike në procesin e krijimit të imazhit.  Me përdorimin e fushës magnetike, nuk ka efekte të dëmshme për pacientin dhe shëndetin e tij.