fbpx

ÇMIM PROMOVUES PËR TRANSPLANTIM TË FLOKËVE ME METODËN REVOLUCIONARE FUE NË “ACIBADEM SISTINA”

21.10.2022

Departamenti i dermatologjisë estetike në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” ofron zbritje për transplantimin e flokëve me metodën revolucionare Sapphire FUE. Këtë trajtim e kryejnë mjekët më të mirë në kushte spitalore sipas standardeve botërore. Bëhet fjalë për një ndërhyrje kirurgjikale minimale invazive me anë të së cilës për në një kohë shumë të shkurtër zgjidhet përgjithmonë problemi me rënien e  flokëve.

Të gjithë personat e interesuar mund të caktojnë një ekzaminim falas dhe ta shfrytëzojnë çmimin promovues për transplantim të flokëve deri në fund të vitit. Në pakon me çmim promovues prej 1.390 euro, pacientët përfitojnë transplantim të flokëve, monitorim nga ana e një ekipi profesional para dhe pas procedurës, janë përshirë edhe analizat laboratorike, terapia dhe qëndrimi në spital. Çdo pacient do të përfitojë falas edhe një trajtim me PRP për flokë.

Çfarë është Sapphire FUE?

Ndryshe nga metodat e tjera të transplantimit të flokëve ku është i nevojshëm transplantimi me pjesë apo copëza të plota të lëkurës, me këtë metodë përdoren vetëm fijet e flokëve të marra nga pjesët e pasme të kokës të cilat transplantohen në zonën në të cilën mungojnë flokët. Këta flokë nuk bien kurrë, sepse nuk kanë receptorë në sipërfaqe, me të cilët lidhet hormoni mashkullor testosteron, i cili është përgjegjës për humbjen e flokëve, prandaj suksesi është i madh.

Si kryhet procedura?

Procedura kryhet me ndihmën e një aparati të veçantë, me anë të të cilit merren në mënyrë precize fijet e flokëve nga pjesa e pasme e kokës, pa shenja dhe pa dëmtim të rrënjëve përreth, gjë që është një avantazh në krahasim me teknikat e tjera. Kjo procedurë kryhet me anestezi lokale dhe është krejtësisht pa dhimbje. Merren folikulat individuale nga zonat në të cilën ka më shumë flokë dhe me ndihmën e një piskatore të veçantë bëhet transplantimi në zonat në të cilat mungojnë flokët.

Flokë për flokë– pamje natyrale

Kjo metodë ka shumë avantazhe dhe është tepër e popullarizuar pasi fijet e flokëve të cilat janë transplantuar në zonat e holluara kanë të njëjtën ngjyrë natyrale me pjesën tjetër të flokëve. Nuk është aspak e dhimbshme dhe zgjat  4-5 orë, më pas menjëherë i riktheheni detyrimeve të përditshme. Pas përfundimit të transplantimit nuk do të mbeten shenja, nuk përdorni fasha në kokë si dhe nuk do hiqni penj. Kjo procedurë kryhet në mënyrë precize duke zgjidhur problemin tuaj përgjithmonë. Flokët e transplantuar rriten pas një periudhe gjashtë mujore, më pas ato bien dhe zëvendësohen me flokë të rinj që rinovohen si çdo fije tjetër floku në çdo 2 deri në 4 vjet, që është një cikël natyral i rritjes së flokëve. Avantazhi në këtë rast është fakti që këta flokë nuk bien kurrë.

Kush është kandidati ideal?

Zakonisht, meshkujt të cilët kanë problem me rënien e flokëve vendosin ta kryejnë këtë procedurë, por kohët e fundit interes kanë shfaqur  edhe gratë. Metoda Sapphire FUE mund të zbatohet tek të gjithë pacientët mbi moshën 18 vjeçare dhe praktikisht nuk ka një kufi deri në cilën moshë mund të kryhet. Mosha ideale është nga mosha 25-35 vjeç, për shkak të karakteristikave të fijeve të flokëve.

Para dhe pas transplantimit

Para kryerjes së procedurës, kërkohet konsultë me mjekun për të bërë planin e transplantimit dhe për të lokalizuar vendin prej të cilit do të merren dhe do të transplantohen folikulat. Pas kryerjes së transplantimit duhet të tregoheni të kujdesshëm për kokën, për të shmangur goditjet e padëshiruar në këtë zonë, të mos bëni masazh të ashpër në zonën në të cilën është bërë transplantimi, si dhe për një periudhë njëjavore duhet të shmangni aktivitetet sportive.

Metoda revolucionare FUE është standardi i artë në botë për zgjidhjen e problemit me rënien e flokëve. Kjo ndërhyrje për shërimin e përhershëm të rënies së flokëve është bërë për herë të parë në vendin tonë në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.