fbpx

Brenda kësaj jave në “Acibadem Sistina” u realizua edhe një aksion për dhurimin e gjakut

18.02.2021

Spitali “Acibadem Sistina” në bashkëpunim me organizatën e Kryqit të Kuq – Karposh dhe Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit me sukses realizuan  aksionin e dytë për dhurimin e  gjakut gjatë kësaj jave. Në aksionin e sotëm u mblodhën 80 njësi të reja të gjakut. Përmes këtij aksioni të punësuarit edhe një here treguan humanitetin, bujarinë dhe solidaritetin e tyre.

Dhuruesit e gjakut shpjegojnë se ndjenja se keni shpëtuar jetën e dikujt , gjë e cila është mjaft e njohur për të gjithë ata që kanë dhuruar gjak, nuk ka çmim, dhe është në fakt motivi kryesor përse po e realizojmë dhe vazhdojmë rregullisht me këtë aksion.

Aksioni u zbatua duke i respektuar të gjitha protokollet dhe masat mbrojtëse për mbrojtje të plotë nga virusi SARS- CoV-2. Dhuruesit e gjakut ishin ndarë në disa grupe me qëllim që të mbahet distance fizike dhe kanë mbajtur mbrojte personale.

Gjatë aksionit të mëparshëm për dhurim të gjakut i cili u mbajt të hënën më 15 shkurt morën pjesë mbi 80 dhurues të gjakut, ndërsa për shkak të interesit të madh nga ana e të punësuarve u zhvillua edhe aksioni i sotëm.