fbpx

BASKETBOLLISTËT DAMJAN DHE VOJDAN STOJANOVSKI I BEFASUAN FËMIJËT ME DISTROFI MUSKULORE

07.09.2023

Në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” me një sërë aktivitetesh u shënua Dita e Distrofisë Muskulore Duchenne. Surpriza më e madhe për fëmijët ishte takimi me basketbollistët e njohur të klubit të basketbollit MZT, vëllezërit Damjan dhe Vojdan Stojanovski, të cilët fëmijëve u dhuruan fanella me emrat e tyre dhe medalje. Para këtij takimi u shfaq një film për jetën e fëmijëve me distrofi muskulore me titull “Jeta në këpucët e mia”, një rrëfim për sfidat e fëmijëve me distrofi muskulore Duchenne dhe familjet e tyre, ndërsa fjalime motivuese kanë mbajtur Dr. Shk Natalija Angellkova, specialiste në pediatrisë – neurologe dhe Doc. Dr. Vlladimir Chadikovski, specialist në kirurgji pediatrike, subspecialist në kardiokirurgji pediatrike. Në organizimin e ngjarjes mori pjesë edhe Asociacioni për distrofi muskulore të Maqedonisë, ndërsa një fjalim përshëndetës kishte edhe kryetari Vane Petridov.

CAN

Në shënimin e ditës së personave me DMD, objektet ndriçohen me ngjyrë të kuqe kudo në botë, kështu që javën e kaluar edhe Departamenti i Pediatrisë në “Acibadem Sistina” u ndriçua me ngjyrë të kuqe. Në oborrin e spitalit u lëshuan balona me ngjyrë të kuqe dhe të gjithë punonjësit kishin veshur bluza më të kuqe me moton “Asnjë muskul nuk është më i fortë se zemra jote” në shenjë mbështetjeje për këta fëmijë. Me këto aktivitete u dërgua një mesazh i fortë se fëmijët me distrofi muskulore janë pjesë e shoqërisë dhe se duhet të pranohen me dallimet e tyre.

CAN

SË BASHKU NË SPORT
Kjo ngjarje shënoi edhe vazhdimin e marrëveshjes mes Spitalit klinik “Acibadem Sistina” dhe klubit të basketbollit MZT. Për të dytin vit radhazi, spitali është sponsor mjekësor dhe kujdeset për shëndetin e basketbollistëve. Dr. Vlladimir Avramovski, zëvendësdrejtori mjekësor në “Acibadem Sistina”, sqaron se ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm për spitalin si një institucion lider në shëndetësi, i cili i përkushtohet shëndetësisë dhe promovimit të vlerave sportive.

CAN

Nga ana tjetër, nga klubi i basketbollit MZT deklaruan se është një nder i veçantë që për shëndetin e basketbollistëve të tyre do të kujdeset stafi mjekësor nga spitali më i mirë dhe kjo përkrahje me siguri do të rezultojë me shumë fitore dhe trofe.

CAN

PËR DITËN BOTËRORE TË DISTROFISË MUSKULORE

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Distrofinë muskulore është një ngjarje që mbahet çdo vit më 7 shtator. Në këtë ditë promovohen iniciativat për edukim dhe përfshirje sociale, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me distrofinopati. Motoja e këtij viti është: “Të thyejmë barrierat dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të mirë”. Në mbarë botën, afërsisht një në 5000 djem lindin me këtë sëmundje dhe sëmundja shkaktohet nga një mutacion në kromozomin X, për këtë arsye kryesisht preken meshkujt. Në vendin tonë rreth 100 fëmijë përballen me sëmundje neuromuskulore ndërsa 50 fëmijë janë diagnostikuar me DMD.