fbpx

Arti i ngushëllimit

08.02.2019


Një nga gjërat më të këqija që dikush mund ti thotë një personi të sëmurë apo të palumtur është: Bëhu pak më pozitiv! Mbaje veten! Kokën lart! Ti mundesh! Hajde bëhu pak më i gjallë!

Ky inkurajim irritues i një shpirti të shqetësuar dhe të frikësuar ndikon akoma më keq! Pseudo-inkurajimet nga ana e personave të cilët mendojnë se bëjnë diçka të mirë, në fakt mund të shkaktoj dëshpërim shumë më të madh tek duke i shaktuar një gjendje akoma më të keqe, mund të kalojë në gjendje trishtimi dhe të humbasë çdo shpresë. Nga ana tjetër, pa dashur të bëj bëj mëkat, nuk janë fajtorë ata të cilët shprehin gjëra të pamenduara të cilat kanë efekt të kundërt, pasi askush nuk është fajtorë për gjërat të cilat nuk i njeh apo nuk i di – ndërkohë që padituria zakonisht shkakton ndjenja serioze të vetëbesimit – dhe kështu besojmë se jemi duke bërë gjënë e duhur.  Çfarë është e gabuar me këto shprehje?

Është shumë e thjeshtë. Kur dikush është i thyer dhe i vrarë në shpirt, i dëshpëruar dhe në gjendje depresive, mënyra e vetme për të prekur ndjenjat e tij është empatia fillestare, domethënë ta kuptosh gjendjen e tij. Me këto fjali pothuajse stimuluese, vetëm sa rritet zbrazëtia, boshllëku, personi i cili është i dëshpëruar fillon të ndihet akoma më i dëshpëruar, për shkak të inferioritetit të atribuar. Sepse, kur dikush të thotë : bëhu pak më pozitiv,  bëhu pak më i gjallë , mudesh ti, në fakt ai të tregon se ti je njeri i dobët,  dhe se dukesh keq, duke e theksuar në këtë mënyrë akoma më tepër gjendjen tënde të keqe.

Në rast se nuk jeni persona të tillë, të cilët nëpërmjet humorit primordial mund ta ngushëllojnë njeriun, çfarëdo lloj gjëje që ti ketë ndodhur përsa i përket përjetimit të fatkeqësisë – duke filluar nga rastet e vdekjes apo braktisja në dashuri, mos i përdorni këto pseudo-inkurajime nga të cilat jo vetëm që nuk përfiton asgjë, por mund të jenë edhe kundërproduktive. Një pengesë tjetër është frika, kur një person ndjen frikë nga vdekja, sëmundja, falimentimi, divorci, ai nuk mund të ngushëllojë askënd, efekti është i frikshëm! Frika paralizon trurin dhe qendrat e humorit dhe ndjeshmërisë. Një person i cili është i frikësuar  nuk mund të ngushëlloj veten, dhe aq më pak dikë tjetër. Por shoqëria jonë është e tillë, paraqitja është mbi të gjitha. Me qëllim për të mos ofenduar dikë, ata vijnë për të  të ngushëlluar  dhe janë aq shumë të frikësuar sa që shpesh janë vetë ata të cilët kanë  nevojë për qetësim.

Ngushëllimi është një cilësi sovrane – nuk është për të gjithë, për të ngushëlluar dikë, duhet mbi të gjitha të jesh  tepër i ndjeshëm dhe të mund të ndjesh dhimbjen e të tjerëve. Më pas , ai duhet të jetë i guximshëm, sepse frikacakët vetëm përhapin frikë. Për më tepër, duhet të jetë mjaft inteligjent për të kuptuar se për cilat fjalë ka nevojëpër të dëgjuar ky person, dhe në fund , duhet edhe vetë të jetë plot besim  dhe shpresë, sepse emocionet e rreme janë ofenduese.

Përveç kësaj, ajo duhet të jetë e mprehtë, sepse qeshja më e mirë e di se si të lehtësojë pikëllimin, dëshpërimin dhe shqetësimin. Kjo është arsyeja pse çdo person duhet të mendojë me kujdes nëse ai ka cilësitë për të ngushëlluar dikë, në mënyrë që ai të mos keqësohet për shkak të formës. Mbi të gjitha duhet të jetë person me humor, pasi humori dhe e qeshura ndihmojnë në largimin e dëshpërimit, shqetësimit dhe trishtimit.  Prandaj çdokush duhet ta mendojë mirë nëse ka vërtetë cilësi për të ngushëlluar  dikë,  në mënyrë që të mos ndikojë negativisht  vetëm për shkak të formalitetit.

Sinqerisht, asgjë nuk ishtë më i padurueshëm në momentet fillestare të dhimbjes se dëshpërimi që të jep  ngushëllimi me fjalë boshe, këtë gjë ma kanë konfirmuar edhe persona të tjerë të cilët në një mënyrë apo tjetër edhe ata  kanë qenë viktima të ngushëllimeve të rreme. Sepse ngushëlluesit e rreme janë të njëjta me bamirësimet e rreme. Këta janë ata persona që thonë – Unë jam këtu në qoftë se ke nevojë për diçka, dhe  mos dashtë Zoti t’ju thuash se për çfarë ke nevojë … ngushëllimi është arti i prekjes së shpirtrave, jo konventë shoqërore dhe hipokrizi. Në fakt, një  person me sens të theksuar të humorit të zi mund të jetë i favorshëm,  domethënë,  ai ngushëllim grotesk  mund të jetë aq qesharak saqë e qeshura  mund ta bëj atë më të fortë. Gjithësesi, përqindja e atyre me një ndjenjë  humori të zi është e kufizuar, veçanërisht në ato situata kur dikujt i vjen për të vrarë veten.

Prandaj, secili duhet të bëj një test të vogël – nëse ka kapacitet për të ngushëlluar vërtetë ose më mirë të mos bëj film të rremë.