Akademik Prof. Dr. Zhivko Popov u bë pjesë e ekipit të “Acibadem Sistina”
Spitali Klinik “Acibadem Sistina” zgjeroi ekipin profesional me akademikun eminent Prof. Dr. Zhivko Popov, specialist në urologji- transplantolog. Pacientët do të kenë mundësi të marrin diagnozë precize dhe trajtim të sëmundjeve urologjike falë përvojës 40 vjeçare në këtë fushë. Në vitin 2011 ka marrë Diplomën evropian për kirurgji transplantuese nga Shoqata evropiane e specialistëve mjekësorë (UEMS). Ka qenë Shef dhe themelues i Qendrës për transplantim të veshkave në vendin tone, ndërsa për punën e tij ka marrë shumë mirënjohje. Një prej çmimeve më të rëndësishme është çmimi republikan “11 Tetori” për arritjet e tij në fushën e kirurgjisë dhe transplantimit të veshkave, çmimi “13 Nëntori”, si dhe çmimi shtetëror “23 Tetori” për arritjet në kirurgjinë dhe shkencën. “Acibadem Sistina” edhe në të ardhmen do të vazhdojë të oftrojë më të mirën për pacientët e tij në të gjitha fushat e mjekësisë. Ekipi ynë profesional i përfshin specialistët më të mire në punën e tyre profesionale, gjithmonë janë të hapur për bashkëpunim dhe 24 orë të përgatitur për t’u përgjigjur sfidave të ndryshme. Për të rezervuar një termin për ekzaminim tek Prof. Zhivko Popov telefononi në numrin e telefonit: 02 3099 500.