fbpx

“Acibadem Sistina” vazhdon me projektin Praktika akademike për studentet. Nga ky vit studentët fillojnë me mësimet praktike

14.10.2021

Gjatë vitit të kaluar Spitali Klinik “Acibadem Sistina” filloi projektin “Praktika Akademike Acibadem Sistina” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Mjekësore pranë UGD Shtip me të cilin studentët nga viti i fundit studimor në fakultet patën mundësi të ndjekin mësimet praktike në spital.

Projektin pionier në vend dhe rajon që spitali “Acibadem Sistina” e filloi vitin e kaluar vazhdon edhe tani dhe fillon me një plotësim të rëndësishëm për studentët. Përveç studentëve të vitit të VI-të të cilët do të zhvillojnë praktikën në periudhën prej disa muajsh duke u rrotulluar në departamente të ndryshme në spital- kirurgji, pediatri, gjinekologji, studentët e viteve të tjera në këtë fakultet do kenë mundësi të zbatojnë edhe mësime praktike për disa lëndë të caktuara.

Në këtë mënyrë, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” përfshin plotësisht aktivitetet e nevojshme për studentët e mjekësisë, të cilat për shkak të pandemisë nga Covid-19 nuk i kanë në dispozicion në shëndetin publik.

studenti grupna

Praktika mjekësore, e cila është në përputhje me programin studimor të mjekësisë së përgjithshme në këtë fakultet për studentët e vitit të VI-të paraqet kulmi i shkollimit të tyre dhe me këtë trajnim praktik ata përfundojnë studimet e tyre. Vitin e kaluar, mbi 100 studentë morën pjesë në Praktikën Akademike “Acibadem Sistina”, mjekë të ardhshëm të cilët përfunduan bazën e arsimimit të tyre falë mundësisë së ofruar nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”.

“Këtë vit, “Acibadem Sistina” si spitali privat klinik më bashkëkohor, si pjesë e të gjithë sistemit të Praktikës Akademike përfshin mundësinë e ushtrimeve praktike për studentët nga vitet e tjera të këtij Fakulteti. Ushtrimet praktike të cilat studentët duhet t’i ndjekin gjatë studimeve në vitet e tjera janë shumë të rëndësishme për shkollimin e tyre. Në këtë mënyrë, ata vendosin njohuritë e tyre dhe për herë të parë si studentë të mjekësisë përballen drejtpërdrejt me kalimin e teorisë në praktikë me mundësi për ta bërë këtë pikërisht këtu në spitalin privat më bashkëkohor dhe me teknologji më të avancuar duke mësuar nga stafi më i njohur në këtë fushë që është një përvojë e madhe pozitive në ndërtimin e karrierës së tyre profesionale. Kjo është një risi për ne si spital dhe mund të themi pa modesti se ky plotësim në projektin është një hap tjetër pionier në vend dhe rajon me të cilin dëshmohet se “Acibadem Sistina, si një institucion i lartë mjekësor përdor të gjitha burimet e tij për të investuar në kuadrot e reja mjekësore në mbështetjen e njohurive të tyre teorike” – thotë Dr. Andrej Petrov, specialist në dermatovenereologji dhe profesor në Fakultetin e Shkencave Mjekësore në UGD Shtip.

studenti

Vitin e dytë të projektit “Praktika Akademike Acibadem Sistina” filloi dje, më 14 tetor, kur u pranua grupi i parë i studentëve për të zhvilluar praktikën e tyre në këtë spital. Për ata do të sigurohen ushqimi, uniformat dhe pajisjet mbrojtëse. Pjesa e parë e vitit të dytë pritet të përfundojë për tre muaj pas përfundimit të praktikës së studentëve dhe rotacionit të tyre në departamentet e kirurgjisë, gjinekologjisë dhe pediatrisë në këtë spital