fbpx

“ACIBADEM SISTINA” U FURNIZUA ME 15.000 TESTE PËR DETEKTIMIN E COVID-19. KAPACITETI ËSHTË DERI NË 300 TESTE NË DITË ME ÇMIM NGA 1.200 DENARË

26.03.2020

CoVid Test ALB final

Testimi kryhet vetëm me një termin të caktuar paraprakisht përmes numrit të telefonit 02 3099500 që në dispozicion është 24/7. Pacientët që nuk kanë caktuar termin për testim nuk do të pranohen për marrjen e mostrës.  Pacientët që do të vijnë për testim duhet të mbajnë maskë mbrojtëse.

Testi që përdoret është test i shpejtë  dhe preciz kromatografik për detektim të antitrupave IgG dhe IgM të krijuara nga koronavirusi (COVID-19). Me përdorimin e kombinuar të testit IgG dhe IgM mund të detektohet prezenca e infeksionit virusal ose kontakti paraprak me infeksionin virusal përmes statusit imunologjik të trupit.

Ky test si një prodhim të ri në treg tani përdoret pothuajse në të gjitha spitale në Britaninë e madhe, SHBA, Poloni, Turqi, Itali dhe në vende të tjera të prekura nga pandemia e koronavirisit. Shkencëtarët së pari e testuan në qytetin Vuhan, në Institutin e viruseve në Kinë, ku u konfirmua si një nga metodat më efikase dhe më të shpejta për detektimin e koronavirusit.

Testimi kryhet përmes marrjes së mostrës së gjakut, ndërsa procedura e testimit nuk zgjat më shumë se 10 minuta. Mostrat e testimit të Covid -19 merren në një punkt special të ndarë tërësish nga pjesa tjetër e spitalit me qëllim të sigurisë dhe mbrojtjes maksimale.

„Acibadem Sistina” ka kapacitete që të kryejë 300 teste në ditë, ndërsa momentalisht u furnizua me një sasi iniciale nga 15.000 mijë teste. Çmimi për një testim është 1.200 denarë.

Orari i punës së punktit është prej orës 8:00 deri në orën 15 çdo ditë pune gjatë javës, duke i përfshirë edhe vikendet.

Rezultatet e testit dalin shpejt dhe janë efikase dhe precize me saktësi më shumë se 92.9% ndërsa merren dy orë pas testimit në e- mail adresën e dhënë.

Udhëzime për pacientet gjatë testimit nga Covid-19