fbpx

„АCIBADEM SISTINA” U BË PARTNER ZYRTAR MJEKËSOR I FEDERATËS SË BASKETBOLLIT TË MAQEDONISË

09.06.2022

Spitali klinik “Acibadem Sistina” ka nënshkruar marrëveshje sponsorizimi me Federatën e Basketbollit të Maqedonisë. Si një institucion shëndetësor i cili është lider në parandalimin dhe trajtimin e lëndimeve sportive, spitali me të gjitha resurset e tij do të kujdeset për shëndetin e lojtarëve të ekipit kombëtar të meshkujve në kategorinë e seniorëve dhe femrave si dhe të ekipeve kombëtare të të rinjve në basketboll.

Ekzaminimet sportive të lojtarëve të kombëtares do të zhvillohen në qendrën e parë sportive më moderne Premium Sport Center. Bëhet fjalë për një qendër bashkëkohore dhe më moderne për jetë të shëndetshme në vendin tonë, e cila në një vend ofron një kujdes të plotë të integruar për një jetë të shëndetshme – mjekësi fizikale dhe rehabilitim dhe nutricion me një ekip të dëshmuar mjekësh, fizioterapistësh, mjek të mjekësisë sportive, nutricionistë, trajnerë profesionistë dhe instruktorë të certifikuar me përvojë shumëvjeçare pas tyre.

IMG

“Ne, Spitali Klinik Acibadem Sistina besojmë fuqishëm në suksesin e basketbollistëve dhe respektojmë angazhimin e Federatës së Basketbollit. Presim që në një të ardhme të afërt të arrijnë sërish një sukses të madh të ngjashëm me “tërmetin” sportiv të vitit 2011 në Kampionatin Evropian në Lituani. Për ne është shumë e rëndësishme të mbështesim dhe ndihmojmë sportin, sepse është vërtet një vlerë e shtuar për qytetarët dhe shtetin.Si spital jemi shumë të përkushtuar dhe sigurisht në të ardhmen do të kujdesemi për gatishmërinë e tyre. Ekzaminimet sportive të lojtarëve të kombëtares do të bëhen në qendrën e parë sportive më moderne Premium Sport Center”, tha Gjun Gjunsoj, Kryeshefi Ekzekutiv i Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”.

IMG

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë, Pero Antikj, sot vizitoi Qendrën për jetë të shëndetshme – Premium Sport Center dhe u njoh me kapacitetet, mundësitë dhe pajisjet e qendrës së parë të specializuar të këtij lloji në vendin tonë. Përshtypjet e tij janë se pikërisht këtu basketbollistët maqedonas do të marrin përgatitjen më profesionale për të arritur rezultate maksimale sportive në fushë.

IMG

“Ne si federatë jemi shumë të kënaqur që kemi realizuar këtë bashkëpunim me Spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Shumë faleminderit drejtorit Gjun Gjunsoj dhe mikut tim të dashur Jordan Kamçev, pa të cilin kjo nuk do të kishte ndodhur. Kjo qendër sportive përmban gjithçka që i nevojitet një atleti. Lojtarët do të kenë mundësi të përmirësojnë gatishmërinë e tyre më shpejt se kudo tjetër dhe të mos harrojmë se qendra është e pajisur me pajisjet më moderne që do të mundësojnë shërim më të shpejtë në rast lëndimi”, tha Pero Antikj, kryetari i FBMV.

IMG

Spitali klinik “Acibadem Sistina” kontribuon në mënyrë aktive në zhvillimin e sportit dhe aktiviteteve sportive në vend, si përkrahës i ekipeve kombëtare sportive dhe i një numri sportistësh individual.

IMG

Me hapjen e qendrës së parë të specializuar për jetë të shëndetshme Premium Sport Center, spitali ofron kujdes profesional për çdo sportist në nivel të qendrave sportive botërore.

IMG