fbpx

“Acibadem Sistina” sponsor i klubit të basketbollit MZT Shkup

01.09.2022

Spitali klinik “Acibadem Sistina” u bë sponsor zyrtar mjekësor i klubit të basketbollit MZT Shkup. Kjo është një nga marrëveshjet në serinë e marrëveshjeve për sponsorim, pasi që institucioni shëndetësor, i cili është lider në mesin e klinikave private në vend, nënshkroi marrëveshje sponsorizimi me Federatën e Basketbollit të Maqedonisë.

Me këto kontrata “Acibadem Sistina” vazhdon traditën e kujdesit dhe promovimit të sportit në vend, sigurisht si lider i dëshmuar në parandalimin dhe trajtimin e lëndimeve sportive. Drejtori i klubit, Filip Gjorevski, kapiteni Damjan Stojanovski dhe Vojdan Stojanovski kanë vizituar Qendrën Sportive Premium, e cila është e vetmja e këtij lloji në vend.

Elif Akan, zëvendës kryeshefe ekzekutive e Spitalit klinik “Acibadem Sistina”, tha se ky bashkëpunim është një nder i madh për spitalin.

IMG

 “Sukseset e arritura sportive janë një burim i veçantë motivimi për të gjithë vendin dhe për gjeneratat e ardhshme dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Për këtë qëllim ne përkrahim sukseset e klubit MZT, jemi krenarë dhe të lumtur që mbështesim sportistët e klubit tuaj. Qendra sportive Premium që funksionon në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” ofron shërbime të standardeve të larta. Gjithashtu, në praninë tuaj, dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që kontribuan për këtë sukses të arritur”, tha Akan.

Spitali ka burimet dhe ekipin për të ofruar përkrahje të pandërprerë për shëndetin e sportisteve. Kontrollet sportive të basketbollistëve do të bëhen në qendrën sportive më moderne në vendin tonë, Premium Sport Center.

IMG

 “Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për ne si klub ta marrim përkrahjen e spitalit më të mirë. “Acibadem Sistina” është markë e kategorisë më të lartë në vendin tonë. Shpresoj që me rezultatet e mira do të justifikojmë përkrahjen gjatë sezonit në vijim. Të gjithë së bashku të gëzohemi për të gjitha sukseset e  klubit MZT ashtu edhe spitalit ‘Ajibadem Sistina’”, thotë drejtori i klubit, Filip Gjorevski.

Kjo qendër ofrron kujdes të plotë në një vend për një jetë të shëndetshme- mjekësi fizike dhe rehabilitim, nutricion me një ekip të dëshmuar të mjekëve, fizioterapistëve, doktorëve të mjekësisë sportive, nutricionistëve, trajnerëve profesionalë dhe instruktorëve të certifikuar me përvojë shumëvjeçare.