fbpx

“ACIBADEM SISTINA” SHËNON 11 VJETORIN E EKZISTIMIT

07.04.2021

godini AS Kreativa ALB

Në Ditën botërore të shëndetit- 7 prill para 11 viteve “Acibadem Sistina” për herë të parë i hapi dyert dhe u bë spitali i parë privat në vend, ndërsa me kalimin e viteve u bë institucioni më i madh dhe më modern privat shëndetësor. Tanimë 11 vjet “Acibadem Sistina” vazhdimisht po rritet dhe të zhvillohet duke vendosur standarde të reja në shëndetësi përmes kujdesit të lartë të pacientëve, protokolleve më bashkëkohore në trajtim duke zbatuar teknologjinë më të sofistikuar mjekësore. Spitali është pjesë e grupacionit në të madh të spitaleve në Evropën Juglindore “Acibadem” dhe pjesë e grupaciont malezian IHH, që garanton standardet e larta në trajtim dhe implementimin e të gjitha teknologjivë dhe metodave më bashkëkohore në trajtimin mjekësor.

Gjatë vitit të kaluar “Acibadem Sistina” rriti kapacietin e tij dhe u zgjerua për mbi 5.000 metra katrore. U hap spitali i ri pediatik me pajisje më moderne, repart spitalor, me departamente poliklinike të pediatrisë dhe neonatologjisë dhe një qendër emergjente 24/7. Para një jave Premium Physical Therapy & Sport Center hapi dyert për vizitorët, qendra e pajisur me ordinanca më bashkëkohorë dhe aparate për terapi fizikale,  rehabilitim sportiv dhe ushtrime korrektuese, departament për nutricion, banjë me avull, saunë finlandeze dhe dy dhoma VIP për masazh.

Qendra Premium punon sipas protokolleve të rrepta për covid,  është e vendosur në përdhese dhe ka ajrosje natyrore. Gjatë pandemisë me Covid-19 në vitin e kaluar “Acibadem Sistina”, si institucion serioz shëndetësor u kuç në mënyrë aktive në përballimin me koronavirusin dhe hapi Departamentin infektiv me spital ditor i cili është i specializuar për pacientët me covid dhe është i krijuar dhe i pajisur sipas të gjitha standardeve botërore për trajtimin e sëmundjeve infektive.

Për shkak të zgjerimit të kapaciteteve spitalore dhe me rritjen e numrit të të punësuarve, për një vit ekipi ynë profesional u zmadhua për mbi 100 punësime të reja me qëllim për ofrimin cilësor të kujdesit shëndetësor të pacientëve në kohë. Mbi 1000 persona të punësuar prej të cilëve 160 janë mjekë profesionistë dhe eminentë dhe 370 infermiere çdo ditë përkujdesen për shëndetin e pacientëve tanë. Mbrapa nesh mbeten shumë inovacione që ishin arritje revolucionare jo vetëm në funksionimin tonë si spital por edhe në funksionimin e tërë sistemit shëndetësor. Në “Acibadem Sistina” u implantua zemra e parë artificiale në vendin tonë, për herë të parë u krye ndryshimi i seksit dhe u lind fëmija e parë me procedurë in vitro.

Duke i respektuar standardet më të larta të profesionalizmit, etikës dhe përgjegjësisë personale gjatë këtyre 11 vitëve dëshmuam se merituam besimin e pacientëve tanë. Për këtë dëshmojnë mbi 110.000 ndërhyrjet e kryera kirurgjikale, rreth 800.000 ekzaminime të realizuara, mbi 18.000 foshnja dhe 600.000 pacientë që na kanë dhënë bësimin.

Përveç se është spitali privat më i madh dhe më modern në vend dhe rajon, “Acibadem Sistina” është spitali i parë në Maqedoni i akredituar në 2016 nga komisioni prestigjioz Joint Commission Internatinal dhe i riakredituar në 2019, duke konfirmuar cilësinë dhe sigurinë e vazhdueshme dhe kujdes i lartë mjekësor për pacientët.

Jemi krenarë që gjatë vitit pas nesh, Spitali u zgjerua përtej kufijve dhe hyri në sektorin shëndetësor në Serbi. Gjegjësisht, në fund të muajit të kaluar, përmes degës së tij “Acibadem City Clinic”, i cili është subjekt për mbështetjen e investimeve të “Acibadem” në Evropën Lindore, përfunduam negociatat për akvizimin e 70% të grupacionit serb “Bel Medic Group” me degën e tij.

Ky zgjerim paraqet sukses i madh për “Acibadem” dhe “Acibadem Sistina” mbi funksionimin e tyre në rajon. Për të kujtuar, në vitin 2016 Spitali Klinik “Acibadem Sistina” përmes entitetit “Acibadem City Clinic” morri pjesë në ndërmarrjen e institucionit më të madh privat shëndetësor në Bullgari, Spitalin “Tokuda”, së bashku me degat e tij ” Tokuda Group” dhe nënshkroi një marrëveshje për bashkim me “City Clinici cili atëherë ishte operatori i dytë shëndetësor në Bullgari.

Atë që mund ta premtojmë është se në të ardhmen do të punojmë së bashku, të përkushtuar dhe të palodhur, duke prezantuar teknologji të reja, procedura dhe trende botërore, në mënyrë që të afrojmë shërbimet e larta shëndetësore më afër pacientëve tanë – sepse bëhet fjalë për jetën!