fbpx

“ACIBADEM SISTINA” SË BASHKU ME QENDRËN SPORTIVE PREMIUM ËSHTË SPONSOR I NJË TURNEU NDËRKOMBËTAR TË TENISIT

27.09.2021

Qendra Premium për një jetë të shëndetshme dhe rehabilitim fizik në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” është përsëri partner dhe sponsor i një gare tenisi që organizohet nga Federata e Tenisit të Maqedonisë. Në periudhën nga 26 shtatori deri më 3 tetor të këtij viti në terrenet e Klubit të tenisit “Jug” nga Shkupi do të mbahet një turne që është pjesë e kalendarit të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF). Turneu është pjesë e Turneut Botëror dhe ka çmimin prej 25.000 dollarëve amerikane.  Qendra sportive Premium është e vetmja e këtij lloji në rajon dhe në një mënyrë unike mbështet jetën e shëndetshme për të gjithë qytetarët. Partneriteti i këtyre ngjarjeve është një dëshmi për angazhimet e “Acibadem Sistina” në ofrimin e kujdesit dhe përgjegjësinë shoqërore.

tenis

Nga FTMV informojnë se në turneun e parë do të marrin pjesë 64 tenistë, nga të cilët 36 do të marrin pjesë në kualifikimet dhe do të luajnë për 8 pozicione në turneun kryesor dhe 28 tenistë që do të hyjnë drejtpërdrejt në turneun kryesor.

Në turnet do të marrin pjesë tenistë nga 19 vende –Argjentina, Australia, Bosnja dhe Hercegovina, Bulgaria, Kroacia, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Japonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Rusia, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Maqedonia .

Në turneun kryesor do të marrin pjesë tenistët tanë: Gorazd Srbljak, Kalin Ivanovski dhe Stefan Micov , ndërsa në kualifikimet do të marrin pjesë Tomisllav Jotovski, Berk Bugariq, Dimitar Grabull, Obrad Markovski, Ivan Manasov, Besir Durguti, Shëndrit Deari, Fidan Agushi, Filip Stojanovski dhe Borjan Stefanovski do të luftojnë për të hyrë në turneun kryesor.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

tenis

Kjo mbështetje është në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Maqedonisë, ndërsa më parë në fillim të kësaj vere Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ishte sponsori kryesor i Kupës Davis që u mbajt në vendin tonë dhe gjithashtu ka sponsoruar edhe  dy ngjarje të tjera ndërkombëtare që janë pjesë e kalendarit të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF turne) dhe i përkasin Turneut Botëror të Tenisit (World Tennis Tour).

tenis