fbpx

“Acibadem Sistina” pjesë e mbështetjes së Maratonës së Shkupit 2017

09.05.2017

Spitali klinik “Acibadem Sistina” dy vjet rradhazi është sponzor zyrtar i Maratonës së Shkupit. Mbështetja e ngjarjeve sportive është pjesë e strategjisë tonë përsa i përket përgjegjësisë sociale, dhe ky është një nder për ne që kemi qënë pjesë e ngjarjes sportive më masive në vend.

Këtë vit “Acibadem Sistina” me më shumë pjesëmarrës

Këtë vit Acibadem Sistina ka pasur numrin më të madh të pjesëmarrësve në Maratonën e Shkupit,  mbi 50 punonjës të spitalin vrapuan dhe u argëtuan në këtë ngjarje sportive. Numri më i madh i punonjësve ishin pjesë e garës prej 5 km, por sigurisht kishim e dhe pjesëmarrës të gjysëm maratonës. Rezultate më të mira nga ekipi ynë arriti Dr. Antoni Hristovski,  i cili vrapoi 21 km. Falenderojmë pjesëmarrësit tanë të cilët ofruan frymë sportive në Maratonën e Shkupit.  Rezultatet e tyre janë një sukses për të gjithë ne.

Mbi 8.000 pjesëmarrës në Maratonë

Edicioni i 13-të i Maratonës së Shkupit ka shënuar numrin rekord të pjesëmarrësve.  Mbi 8.000 pjesëmarrës kanë vrapuar  dhe kanë arritur rekordin e tyre në garën stafetë dhe në garën prej 5 km, 21 km dhe  42 km të kësaj maratone.