fbpx

“ACIBADEM SISTINA” PJESË E KONFERENCËS NDËRKOMBËTARE VJETORE TË SHQO

22.05.2024

Spitali klinik “Açibadem Sistina” ishte një nga mbështetësit kryesorë të konferencës “Shëndeti në fokusin e gruas”. Konferenca me pjesëmarrje ndërkombëtare u mbajt nga 17-19 maj, me rastin e javës së shëndetit të grave në organizim të Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve të Maqedonisë.

Përveç ligjëruesve vendas, në këtë konferencë me fjalim kanë mbajtur gjinekologë-obstetër të dëshmuar nga Suedia, Kroacia, Gjermania, Greqia, Sllovenia, Turqia dhe Malta. Përmes ligjëratave, simpoziumeve dhe punëtorive të shumta u përcollën risitë në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve gjinekologjike.

Në këtë manifestim profesional treditor morën pjesë edhe gjinekologët dhe mjekët obstetër nga Spitali klinik “Acibadem Sistina”, ndërsa Dr. Mlladen Risteski, gjinekolog-obstetër foli në temë: “Mikrobioma e femrës si faktor në mjekësinë riprodhuese”.