fbpx

“ACIBADEM SISTINA” PËRSËRI NË DISPOZICION PËR PACIENTËT NGA KOSOVA, PËR HYRJE NË SHTET NUK KA NEVOJË PËR TEST PËR KORONAVIRIUS

01.07.2020

AS Kosovo FB

Në përputhje me vendimin e Qeverisë së Maqedonisë për hyrje në shtetin qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të dorëzojnë test për Covid-19. Me këtë vendim lejohet hyrja në shtet pa pengesa por vetëm me një rekomandim për respektimin e masave për mbrojtje, të mbahen maska mbrojtëse, të lahen duart dhe të mbahet distanca e rekomanduar.

Spitali Klinik “Acibadem Sistina në Shkup është i hapur për të gjithë pacientët nga Kosova, punon me kapacitet të plotë në të gjitha departamentet, ndërsa Qendra Urgjente e spitalit punon 24 orë çdo ditë në javë.

Që nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi „Acibadem Sistina” i zbaton të gjitha masat dhe rekomandimet për siguri dhe mbrojtje të plotë nga koronavirusi si për të punësuarit ashtu edhe për pacientët dhe vizitorët e spitalit. Të gjitha shërbimet dhe ndërhyrjet zbatohen me protokolle të veçanta për siguri që garantojnë nivelin më të lartë të mbrojtjes nga koronavirusi.

Të gjithë personat gjatë hyrjes në spital domosdoshmërish duhet të mbajnë maskë, të dezinfektohen, ta matin temperaturën trupore dhe ta japin përgjigjen e pyetësorit epidemiologjik. Pacientët që duhet të hospitalizohen domosdoshmërish testohen për koronavirus, ndërsa “Acibadem Sistina” është i vetmi spital në vend në dispozicion me testin PCR molekular urgjent për të cilin rezultatet merren për më pak se një orë.

“ACIBADEM SISTINA” NUK PRANON DHE NUK TRAJTON PACIENTË ME COVID

Në përputhje me vendimin e Qeverisë dhe duke i respektuar të gjitha parimet morale, etike dhe mjekësore, ju njoftojmë se Spitali Klinik “Acibadem Sistina” nuk ofron trajtimin e pacientëve pozitivë për Covid-19, përveç pacientëve që kanë marrë një test pozitiv për koronavirus gjatë pranimit dhe përgatitjes për ndërhyrje, ndërsa janë në një gjendje të rrezikshme për jetën dhe u nevojitet trajtim urgjent. Që nga fillimi, spitali punon sipas një protokolli të veçantë sipas të cilit të gjithë pacientët e hospitalizuar testohen për koronavirus me testin e shpejtë PCR dhe jemi i vetmi spital me këtë shërbim në vendin tonë. Gjatë kohës së ndërhyrjes respektohen të gjitha protokollet për siguri dhe mbrojtje të personelit, ndërsa pastaj pacientët transferohen në një pjesë tërësisht të izoluar dhe të pajisur për trajtimin e tyre, që gjendet në një pjesë të veçantë të spitalit. Në këtë mënyrë spitali mbron pacientët e tjerë dhe stafin në nivelin më të lartë nga transmetimi i virusit. Spitali Klinik “Acibadem Sistina” nuk i pranon pacientët pozitivë që kanë nevojë për trajtim të sëmundjes Covid-19.