fbpx

“ACIBADEM SISTINA” ORGANIZON AKSION PËR DONACIONE PËR VIKTIMAT E TËRMETIT NË TURQI DHE SIRI

09.02.2023
AS TurkeySyria Post x

Të punësuarit në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” organizuan aksion humanitar për dhurimin e mjeteve financiare të dedikuara për njerëzit e prekur në tërmetin e tmerrshëm në Turqi dhe Siri.

Të punësuarit mund të dhurojnë mjete financiare në kutitë e vendosura në disa lokacione në spitalin tonë.

Personeli mjekësor është i shquar për humanizmin e tij dhe me këtë aksion dhurues edhe një herë tregoi anën e fortë të tij për humanizëm, ndërsa Spitali klinik “Acibadem Sistina” si një kompani me përgjegjësi shoqërore me këtë aksion në këto momente të vështira ka marrë vendim për t’u dalë në ndihmë viktimave nga Turqia dhe Siria.  

donacija
donacija