fbpx

“ACIBADEM SISTINA” OFRON TESTE TË REJA LABORATORIKE MOLEKULARE DHE PAKO PËR IVF DHE GJINEKOLOGJI

19.07.2021

AS Ginekologski Paketi Creatives ALB

Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” për pacientët në dispozicion janë pakot e reja me çmime të volitshme për detektimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, pako gjinekologjike Torch skrining për detektimin e infeksioneve gjatë shtatzënisë si dhe PCR teste për detektim molekular të virusit HPV me rrezik të ulët, tip 6 dhe tip 11 dhe PCR detektim molekular për Epsrein Barr Virus të dedikuar për të gjithë pacientët. Në laboratorin molekular të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” për herë të parë zbatohet testi TORCH- test molekular për gratë shtatzëna.

Skriningu TORCH përfshin një panel testesh për zbulimin e infeksioneve tek gratë shtatzëna. Gjatë shtatzënisë infeksionet mund të transmetohen tek fetusii, prandaj zbulimi dhe trajtimi në kohë mund të parandalojë një sërë komplikimesh tek foshnjat. Ekzaminimet bëhen me zbatimin e llojit më senzitiv të metodës RT PCR- që mundëson detektimin e pesë shkaktarëve të infeksioneve:

  • PCR Rubella virus
  • PCR Herpes Virus 1
  • PCR Herpes Virus 2
  • PCR Cytomegalovirus
  • PCR  Toxoplasma gondii

Analizat bëhen me marrjen e mostrës së gjakut, çdo ditë pune në laboratorët  e “Acibadem Sistina”. Analizat përpunohen individualisht ose të gjitha së bashku. Çmimi i pakos është 11.720 denarë.

Në dispozicion për pacientët është edhe Pakoja STD PCR molekular për detektimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Skriningu STD përfshin një panel testesh për zbulimin e infeksioneve që transmetohen nga një person në një person tjetër përmes kontaktit seksual. Zbatimi i llojit më senzitiv të metodës PCR- që mundëson detektimin e katër shkaktarëve më të shpeshtë të infeksioneve:

  • PCR Neisseria gonorrhoeae
  • PCR  Chlamydia trachomatis
  • PCR  Mycoplasma genitаlium
  • PCR Trichomonas vaginalis 

Analizat kryhen përmes marrjes së strishos cervikale çdo ditë pune. Çmimi i pakos është 2.840 denarë.

Laboratori molekular pranë Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” kryen edhe detektim PCR molekular të tipave HPV me rrezik të ulët për tipin 6 dhe 11. Condyloma acuminatum është një hiperplazia epiteliale beninje e cila shkaktohet nga virusi human papiloma HPV me rrezik të ulët, bëhet fjalë për një infeksion të shpeshtë viral seksualisht të transmetueshëm. Gjithsej, 90% të pacientëve me condyloma acuminatum janë shkaktuar nga HPV me rrezik të ulët dhe më së shpeshti nga tipi 6 dhe 11. Analizat kryhen përmes mostrës Thin Prep/strishos cervikale tek gratë dhe shtrishos uretrale tek burrat çdo ditë pune. Çmimi i testit është 2.470 denarë.

Risi në laboratorin molekular është edhe PCR testi për detektim molekular të Epstein Barr Virus (EBV).

Virusi Epstein Barr shkakton mononukleozë infektive, gjithashtu njihet si human herpesvirus 4, një anëtar i familjes së viruseve herpes. Ai është një nga viruset më të zakonshme njerëzorë. EBV përhapet kryesisht përmes lëngjeve të trupit, kryesisht përmes pështymës. Analiza kryhet përmes mostrës së gjakut me një çmim prej 2.470 denarë.