fbpx

„Acibadem Sistina” ofron pako laboratorike për skrining të detajuar për gjendjet post-covid

24.06.2021

Spitali klinik “Acibadem Sistina” fillon me ofrimin e pakove promovuese për analiza laboratorike për përcaktimin e statusit biokimik- imunologjik te pacientët me gjendje post- covid. Këto analiza rekomandohen për të gjithë pacientët që kanë kaluar Covid-19 pa dallim a ishin asimptomatikë, me simptoma të lehta, kanë pasur komplikime serioze ose kanë qenë të hospitalizuar si pasojë e infektimit me SARS- CoV-2, me qëllim për t’i monitoruar parametrat biokimike dhe imunologjike të pacientit.

Në dispozicion për pacientët janë tre lloje të pakove:

  • Pakoja 1 është me çmim nga 2.200 denarë dhe rekomandohet për të gjithë pacientët që ishin raste asimptomatike dhe rekomandohet që të bëhet së paku një muaj pas shërimit nga Covid-19 dhe të përsëritet  çdo tre muaj.
  • Pakoja 2 është me çmim nga 3.100 denarë dhe rekomandohet për pacientët të cilët periudhën me infektim kanë kaluar me simptoma të lehta. Duhet të përsëriten çdo muaj ose çdo tre muaj.
  • Pakoja 3 është me çmim nga 4.400 denarë dhe rekomandohet për pacientët që kanë qenë të hospitalizuar, për pacientët që kanë pasur probleme më të theksuara në mushkëri ose kanë pasur simptoma të rënda nga Covid-19. Ekzaminimet duhet të bëhen se paku një herë në muaj ose të përsëriten deri sa trupi i njeriut të kthehet në gjendje normale

Ekzaminimet kryhen përmes analizës së gjakut, ndërsa rezultatet merren të njëjtën ditë. Në pakot është përshirë një konsultë falas dhe leximi i analizave laboratorike nga ana e specialistit- kardiolog, çdo ditë nga ora 14 deri në orën 15.  Me konsultat specialistike në bazë të analizave laboratorike pacienti referohet për ekzaminime të mëtejshme. “Acibadem Sistina” ofron mundësinë për marrjen e mostrave për analizë edhe në shtëpinë tuaj përmes shërbimit HomeLab.

AS PostCovid Testovi SocialMedia Main Creative ALB

AS PostCovid Testovi SocialMedia Main Creative ALB NEWNEW