fbpx

“ACIBADEM SISTINA” NUK DO TA OFROJË TRAJTIMIN E PAAPROVUAR DHE TË PADËSHMUAR PËR COVID- 19

14.07.2020

AS

Gjatë kohëve të fundit në publik janë prezantuar disa raste për sukses në trajtimin e pacientëve me Covid 19 duke aplikuar hemofiltrim në një spital tjetër privat që shkaktuan reagime, pyetje dhe interes të arsyetuar për efikasitetin e vërtetë të këtij trajtimi eksperimental tek pacientët me Covid 19.

Lidhur me këtë çështje, në emër të grupacionit Acibadem, nga tërë ekipi profesional i spitalit “Acibadem Sistina”, të gjithë specialistë të njohur, të dëshmuar në fushat e tyre dhe si një spital që ofron gjithmonë kujdesin e lartë dhe trajtim të patëmetë pacientëve të tij kemi përgjegjësi për t’iu drejtuar publikut në mënyrë transparente.

Deri më tani në të gjithë botë nuk ekziston asnjë koncept të rekomanduar për pacientët me COVID-19 që përfshin metodën e hemofiltrimit. Pas disa hulumtimeve të thella mbi këtë temë, nuk kemi dëgjuar asnjë mendim ekspert, profesional apo dëshmi se metoda e hemofiltrimit është një metodë efikase dhe të rekomanduar për përdorim të përgjithshëm, as nuk është e vërtetuar dhe e arsyetuar.

Kërkuam mendimin profesional nga institucioni më relevant aktualisht dhe nga ekipi profesional i Klinikës për sëmundjet infektive dhe morëm përgjigje se të dhënat tona korrespondojnë me mendimin e ekipit të infekotlogëve- behet fjalë për trajtim që nuk ka asnjë bazë shkencore në trajtimin e Coviv-19.

Në emër të ekipit të spitalit “Acibadem Sistina” për këtë çështje u drejtuam edhe Ministrisë së shëndetësisë- A lejohet ky trajtim eksperimental dhe a është i aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë për trajtim të pacientëve me Covid-19 por nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Në “Acibadem Sistina” pacientët që pranohen për ndonjë ndërhyrje tjetër, ndërsa janë të diagnostikuar me Covid-19 trajtohen sipas protokolleve dhe rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për trajtim të pacientëve të infektuar me këtë virus.

Sepse nuk ekziston asnjë deshmi të arsyetuar për përdorimin dhe efikasitetin e kësaj metode që përdoret në mënyrë aktive në një spital tjetër privat dhe paguhet 12.000 euro, ne si institucion shëndetësor me profil të lartë që gjithmonë ofron cilësinë më të lartë gjatë trajtimit të pacientëve morëm vendim të mos e ofrojmë këtë mënyrë të paaprovuar dhe të pakonfirmuar për trajtim të pacientëve tanë.

Nëse bëhet fjalë për një kurë të provuar për pacientët me KOVID 19, besojmë se bota nuk do të përballet me dhjetëra mijëra viktima çdo ditë.

Spitali Klinik „Acibadem Sistina“ disponon me pajisje të lartë për hemofiltrim, filtra nga prodhuesi më i mirë botëror Fresenius dhe një ekip ekspertësh me trajnim të lartë, i cili është i gatshëm të kyçet në mënyrë aktive në këtë proces dhe për ta bërë në dispozicion për një numër më të madh pacientësh, por vetëm nëse për këtë trajtim  paraprakisht merret një konfirmim mjekësor dhe arsyetim dhe nëse rekomandohet nga ana e institucioneve përkatëse si një metodë e përshtatshme dhe efektive për trajtimin e pacientëve me COVID 19.