fbpx

“Acibadem Sistina” me punëtori në FFM: Kujdesi për shëndetin e meshkujve duhet të jetë i vazhdueshëm

12.11.2019

AcibademSistina MaskoZdravje ffmEkip mjekësh nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina” në FFM  mbajti  punëtorinë e parë nga punëtoritë e parashikuara që do të mbahen gjatë këtij muaji në institucionet dhe kompanitë vendase. Në muajin që përkushtohet shëndetit të meshkujve, nëpër debate, hapje të dilemave dhe prezantimet e fakteve parashikohet të potencohen rreziqet për sëmundjet eventuale që më shumë prekin popullatën e meshkujve.

Ky aktivitet mbahet në vazhdim të fushatës “Godit fuqishëm” që filloi në shtator, kur mjekë specialistë nga spitali “Acibadem Sistina” kanë mbajtur punëtori që ishin të përkushtuar shëndetit të femrave në muajin e luftës kundër kancerit të gjirit.

Në punëtoritë në FFM ishin prezent disa anëtare të rinj të Akademisë së Federatës së fudbollit, të punësuarit në Federatën dhe futbollistë të rinj aktiv. Nëpër debatin ekipi i mjekëve nga Spitali “Acibadem Sistina” foli për nevojën e ekzaminimeve preventive dhe për vetkontrollet që çdo burrë duhet t’i kryejë gjatë vitit. Në punëtorinë morën pjesë Dr. Andrej Petrov, dermatolog, Dr. Zharko Hristovski, kardiolog dhe Dr. Daniel Petrovski, urolog.

Cilat probleme kardiologjike mund t’i ketë popullata e meshkujve, sa është e rëndësishme të kryhen ekzaminimet, por edhe si t’i kryhen vetkontrollet e testikujve për shkak të parandalimit të paraqitjes së kancerit të testikujve, një sëmundje që më shpesh prek popullatën e re, ishin nder temat që u hapen. Në kohë kur rritet numri i personave të prekur nga kanceri i prostatës në punëtorinë u fol edhe për rreziqet nga kjo sëmundje, por edhe për ndryshimet në lëkurë që mund të jenë një shenjë për sëmundje serioze.

Si një kompani të përgjegjshme shoqërore “Acibadem Sistina” në këtë mënyrë jep kontributin në përforcimin e ndërgjegjes publike për sëmundjet serioze që paraqiten te meshkujt në një grup moshe të rrezikuar.

AcibademSistina MaskoZdravje ffmNëntori është muaji në të cilin meshkujt me rritjen e mustaqeve shënojnë rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit. Me këtë punëtori potencohet se kujdesi për veten nuk duhet të jetë vetëm në këtë periudhë të muajit por vazhdimisht.

“Acibadem Sistina” do të vazhdojë me këto punëtori gjatë tërë muaji.