fbpx

“Acibadem Sistina” me mbështetje dhe afirmim për sportin e alpinizmit

12.12.2018

Federata e sportit të alpinizmit në Maqedoni edhe këtë vit i’u bashkua shënimit të “Ditës botërore të alpinizmit”, 9 dhjetorit. Kjo ngjarje ka për qëllim rritjen e vlerës së maleve, por edhe të rritjes së ndërgjegjsimit tek gjeneratat e reja për bukurinë dhe benefitet që na dhurojnë malet.

“Acibadem Sistina” njërit nga alpinistët më të njohur Buranedin Sali  do ti mundësojë kontrolle kardiologjike falas për vitin 2019, me qëllim që të parandalohen problemet të cilat shfqen gjatë alpinizmit. 67- vjeçari Buranedin, anëtar i shoqatës së sportit të alpinizmit “Bistra”, deri tani 1000 herë është ngjitur në majën Sollunska Gllava, arritje me të cilën hyri në librin e rekordeve Gines.

Si lider në parandalimin dhe trajtimin e lëndimeve sportive Spitali klinik “Acibadem Sistina” vazhdimisht i mbështet klubet sportive , ndër të cilat bëjnë pjesë edhe aktivitetet e alpinizmit.