fbpx

“Acibadem Sistina” me “Godit fuqishëm”: Debat për shëndetin e meshkujve në kazermën Ilinden

25.11.2019

acibademsistina kas ilinden

Në muajin nëntor, muaji i përkushtuar shëndetit të meshkujve, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” vazhdoi me serinë e punëtorive të shëndetit publik që janë pjesë të fushatës “Godit Fuqishëm” ku u debatua në disa tema, për problemet me të cilat përballen meshkujt. Punëtoria e fundit u mbajt në kazermën Ilinden në bashkëpunim me Ministrinë e mbajtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Armatës.

Ky takim është pjesë nga aktiviteti i Spitalit klinik “Acibadem Sistina” me të cilin përmes debateve në institucionet dhe kompanitë vendase bëhet përpjekje ndaj rritjes së ndërgjegjes së popullsisë për kujdesin e shëndetit personal. Në takimin në kazermën Ilinden mori pjesë një ekipi specialistesh me përvoje nga spitali dhe kanë dhënë përgjigje pyetjeve dhe dilemave të pjesëtarëve të armatës. Dr. Daniel Petrovski, mjek urolog, Dr. Ivan Trajkov, kardiolog, dhe Dr. Vlladimir Ortakov, psikiatër, debatuan me të pranishmit për kancerin e prostatës dhe fshikëzën e urinës, për disfunskionin erektil por edhe për shëndetin kardiologjik. U theksua nevoja për kontrollet e rregullta por edhe për përkushtimin ndaj shëndetit mental, përballim me ankth, si të njihet depresioni, a ka mundësi për parandalim, cilat janë opsionet për trajtim.

Për fat të keq në vendin, sëmundjet malinje shënojnë rritje, ndërsa një pjesë prej tyre prekin një grup moshe të caktuar të meshkujve.

Me serinë e punëtorive filluan në muajin tetor kur u mbajtën disa punëtori të përkushtuar shëndetit të femrave, ndërsa “Acibadem Sistina” si një kompani të përgjegjshme shoqërore vazhdoi me këto takime edukative edhe gjatë këtij muaji, dmth. në muajin nëntor, muaji i shëndetit të meshkujve.

Mjekët, theksojnë se me aktivitetet simbolike nuk nënkuptohet se duhet të bëhet kujdes vetëm gjatë këtyre dy muajve. Popullata duhet të kujdeset për shëndetin gjatë tërë vitit. “Acibadem Sistina” ka pajisjen më bashkëkohore për detektim dhe diagnostikim, por edhe për trajtimin e sëmundjeve.