fbpx

“Acibadem Sistina” me debate të suksesshme në “Halk osiguruvanje”- përforcojmë vetëdijen për kontrolle të rregullta të gjirit

06.11.2019

Për rëndësinë e kontrolleve parandaluese gjinekologjie dhe vetkontrolleve të gjirit, cilat janë rreziqet dhe si grati ti njohin ndryshimet në trupin e tyre- me rastin e muajit të përkushtuar kancerit të gjirit, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” mbajt punëtorinë e pestë në kompaninë “Halk Osiguruvanje”. Në muajin tetor një ekip mjekësh nga Spitali vizituan disa kompani dhe institucione vendase, ndërsa përmes punëtorive edukative para të punësuarve potencuan rëndësinë e ngritjes së vetëdijes për kujdesin e shëndetin e tyre. Ky aktivitet është pjesë nga Fushata për shëndetin e grave “Godit fuqishëm”.

IMG

Si një kompani të përgjegjshmë shoqërore në këtë mënyrë “Acibadem Sistina” jep kontributin në përforcimin e ndërgjegjes publike. Para të punësuarve të kopanisë “Halk Osiuguruvanje” u potencua rëndësinë që ka parandalimin në shërimin e kancerit të gjirit, dmth. fakti se zbulimi i hershëm në këto raste mund të nënkuptojë edhe shërim i tërësishëm i pacienteve potenciale.

Në kohë të rritjes së numrit të personave të reja të prekura nga kanceri i gjirit, kontrollet parandaluese dhe vetkontrollet janë me rëndësi kyçe për qytetarët. Gjatë mbajtës së punëtorisë në “Halk Osiguruvanje” morën pjesë Dr. Maja Stojçevska Çapova, specialiste në radiodiagnostikë, Dr. Biljana Crcareva, specialiste në mjekësi nukleare.

IMG

Në punëtorinë mjekët specialiste i dhanë përgjigjet pyetjeve të të punësuarve të kompanisë lidhur me këtë sëmundje, folën për rreziqet ndaj të cilave ekspozohen gratë, por edhe si të bëhen vetkontrollet. Spitali Klinik “Acibadem Sistina” mbajti gjithsej pesë punëtori për shëndetin e grave. E para në HK “Vardar”, pastaj në kompaninë “Tineks”, në Qytetin e Shkupit, në “Triglav Osigirivanje” dhe në “Halk Osiguruvanje”.