fbpx

“Acibadem Sistina” kryen testin për antitrupa neutralizuese IGG Spike për përcaktimin e imunitetit nga Covid-19

03.05.2021

AS CovidTest SpikeSS April SocialMedia ALB

Spitali Klinik „Acibadem Sistina“ kryen testin me ndjeshmëri dhe specifikë më të lartë për përcaktimin e përgjigjes imune te pacientët e vaksinuar dhe pacientët që kanë kaluar Covid-19. Në laboratorët diagnostikues të “Acibadem Sistina” testi ofrohet me një çmim të ulur prej 1000 denarë për person, 900 denarë për testimin e 3 ose më shumë personave dhe 850 denarë për testim në grup të më shumë se 10 personave.

Bëhet fjalë për një test për antitrupat neutralizues IgG Spike (S1 – S2), i cili zbulon antitrupat IgG, duke përfshirë antitrupat neutralizues në pjesën e receptorit lidhës (RBD), nën-njësitë S1 dhe S2 të proteinës “spike” të SARS-CoV-2.

SARS-spike COV-2 IgG (sCOVG) – antitrupat neutralizues IgG ndaj SARS-CoV-2 si një gjeneratë e re përdoret për përcaktimin sasior të antitrupave neutralizues ndaj SARS-CoV-2 dhe kryhen në analizatorin imunitar plotësisht të automatizuar Siemens Advia Centaur XPT. Testi karakterizohet me specifikë dhe ndjeshmëri të lartë klinike. Përcaktimi i antitrupave specifikë lihur me neutralizimin zbulon të dhëna të rëndësishme për përgjigjen imune ndaj virusit SARS CoV-2. Testi bëhet përmes gjakut, ndërsa rezultatet merren për dy orë.

Testi neutralizues i antirupave IgG Spike (S1 – S2) rekomandohet për të gjithë pacientët që kanë kaluar Covid-19 dhe ata që janë imunizuar kundër virusit më së paku tre javë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.