fbpx

„Acibadem Sistina” i ka ulur çmimet e testeve PCR dhe testeve për antitrupat

12.06.2021

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” i ka ulur çmimet e testeve për detektimin e prezencës së koronavirusit (test PCR) dhe për përcaktimin e imunitetit nga Covid-19 (IGG Spike test). Siç qetësohet gjendja me pandeminë, ashtu hapen mundësitë për shumë udhëtime, por sipas rekomandimeve ndërkombëtare dhe përhapjes së llojeve të reja, të gjitha shtete kanë zbatuar masa të posaçme për mbrojtje nga Covid-19.  Në shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian është e detyrueshme të tregohet një test negativ PCR në hyrje, por testi është i nevojshëm edhe për një pjesë të madhe të shteteve në të cilat Maqedonasit udhëtojnë më shpesh.

“Acibadem Sistina” u del në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë në këtë periudhë të testimit, kështu që çmimi i ri i testit PCR është 2.100 denarë. Në dispozicion ka edhe pako familjare për testim për më shumë se 3 persona të familjes me çmim nga 2.000 denarë për person dhe pako për testim në grup për më shumë se 10 persona të familjes ose për kompani me çmim nga 1.900 denarë për person. Rezultatet lëshohen të njëjtën ditë, ndërsa për testimet nuk duhet të rezervohet termin.

Në laboratorët diagnostikues të “Acibadem Sistina” IGG Spike testi neutralizues për përcaktimin e imunitetit nga Covid-19 ofrohet me çmim promovues nga 500 denarë për person. Bëhet fjalë për test me ndjeshmëri të madhe dhe specifikë për përcaktim kuantitativ të përgjigjes imune tek pacientët dhe për pacientët që kanë kaluar Covid-19, përkatësisht për përcaktimin e antitrupave neutralizuese IgG (S1 dhe S2 sub-njësi e S “spike”) proteinin e SARS- CoV-2.

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” i cili disponon me laboratorin më të madh të Ballkanit dhe është i vetmi spital në të cilin kryhen të gjitha testimet për Covid-19.

Për qytetaret që kanë nevojë nga rezultatet e shpejta në dispozicion është edhe testi PCR urgjent me çmim nga 9.000  denarë. Rezultatet merren për 2 orë.