fbpx

“ACIBADEM SISTINA” HAP QENDRËN PEDIATRIKE PËR COVID

27.01.2022

 

Pedijatriski kovid centar

Vala e pestë e pandemisë nga Covid-19 e shkaktuar nga varianti Omikron që karakterizohet me infektivitet të lartë dhe transmetim shumë të lehtë, ka sjellë rritjen e numrit të fëmijëve dhe adoleshentëve pozitivë dhe të sëmurë. Për këtë qëllim, Spitali klinik “Acibadem Sistina” nga nesër, e premte, 28 janar, hap qendrën e re pediatrike për covid.

Covid Qendra e re për fëmijë është me hyrje të veçantë dhe është tërësisht e izoluar dhe e ndarë nga departamentet e tjera të spitalit, me qëllim për të ofruar mbrojtje maksimale për pacientët më të vegjël. Në këtë repart do të trajtohen fëmijët deri në moshën 16 vjeç dhe disponon me një ordinancë pediatrike për covid, spital ditor dhe një repart për hospitalizim, ku fëmijët mund të hospitalizohen së bashku me një shoqërues. Në spitalin ditor do të kryhen procedurat e nevojshme diagnostike, do të jepet terapia e duhur, fëmijët do të monitorohen deri në stabilizimin e gjendjes së tyre shëndetësore apo do të merren masa për hospitalizimin e tyre.

“Me valën e pestë të pandemisë Covid të shkaktuar nga varianti Omikron, ka nevojë për ofrimin e kujdesit shëndetësor për fëmijët pozitivë me covid në institucionin tonë me një hapësirë të veçantë jashtë kapaciteteve të tjera spitalore. Në Covid Qendrën pediatrike do të ketë mundësi për ekzaminime ambulatore, për kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme dhe nëse është e nevojshme edhe trajtim në spital ditor. Për rastet më të rënda do të ketë mundësi për hospitalizim në një pjesë të covid qendrës, në dhoma të izoluara të spitalit, ku fëmija do të ketë mundësi për qëndrim me një prind/shoqërues. Kujdesi dhe trajtimi i fëmijëve me covid do të bëhet nga një pediatër-pulmonolog, infektologë, anesteziologë dhe profesionistë të specialiteteve të tjera të disponueshme në spitalin tonë me përvojë”, thotë Prim. Dr. Dushko Fidanovski, shef i Departamentit të Pediatrisë.

Në varësi të gjendjes shëndetësore dhe komplikimeve të pacientëve më të vegjël në dispozicion do të jetë i gjithë ekipi multidisiplinor i specialistëve në spitalin tonë.

Covid Qendra pediatrike do të punojë çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në orën 16:00, ndërsa gjatë vikendeve një ekip kujdestar do të jetë në thirrje. Caktimi i terminreve do të bëhet në numrin e telefonit 02 30 99 500.