fbpx

“ACIBADEM SISTINA” FILLOI ME KRYERJEN E NDËRHYRJEVE KARDIOKIRURGJIKALE TË FËMIJËVE QË MBULOHEN NGA FSSHM

21.11.2019

Në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” është filluar me kryerjen e ndërhyrjeve kardiokirurgjikale të fëmijëve ( nga mosha 0 deri në moshën 18  vjeçare) me sëmundje kardiovaskulare që janë mbuluar nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë.

Mundësia del nga Aneksi i Kontratës për kryerjen dhe pagesën e shërbimeve shëndetësore në fushën e kirurgjisë kardiovaskulare të personave të siguruar që e nënshkruan FSSHM dhe “Acibadem Sisitna”.

Këto ndërhyrje i kryen një ekip mjekësh me përvojë në krye me Dr. Vlladimir Çadikovski që është i vetmi mjek kardiokirurg me licencë për fëmijë në vendin së bashku me mjekët e “Acibadem-it” nga Turqia, të cilët mbas vetes kanë më shumë se 15 mijë ndërhyrje. Bëhet fjalë për një ekip nga 10 mjekë kardiokirurgë, kardiologë, internistë, anesteziologë, perfuzionistë dhe pediatër për ndërhyrjet kardiologjike te fëmijët, një nga më të mirët në regjionin.

Paraqet përparësi se ekipi mjekësh me përvojë që vijnë nga Turqia do të jenë në dispozicion çdo javë në vendin dhe do të kyçen në trajtimin e sëmundjeve kardiologjike te fëmijët. Për periudhën e ardhshme synohet që “Acibadem Sistina” të bëhet qendra referente për trajtimin e sëmundjeve të zemrës nga lindja te fëmijët, jo vetëm në Maqedoni por edhe në Ballkan.