fbpx

“Acibadem Sistina” dhe “Godit Fuqishëm” në kompaninë “Triglav osiguruvanje”

04.11.2019

Mjekët nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina” mbajtën punëtorinë e katërt që është pjesë nga fushata për shëndetin e grave “Godit fuqishëm” në kompaninë “Triglav osiguruvanje”. Në muajin tetor, muaji i përkushtuar luftës kundër kancerit të gjirit, “Acibadem Sistina” si kompani e përgjegjshme shoqërore u përfshi në rritjen e ndërgjegjes mes qytetarëve për këtë sëmundje. Me punëtori edukative që mbahen në institucionet dhe kompanitë vendase në mënyrë interaktive u theksua nevoja për kontrollet parandaluese gjinekologjike, por edhe për vetkontrollet e gjirit. Në kompaninë “Trigllav osiguruvanje” para të punësuarve potencuan rëndësinë që e ka parandalimi në shërimin e kancerit të gjirit, përkatësisht fakti se zbulimi i hershëm në këto raste mund të nënkuptojë edhe shërim i plotë të pacientëve potenciale.

AcibademSistinaTriglav

Sipas të dhënave në vend, rritet numri i personave të reja të prekura nga kanceri i gjirit,  përveç grave nga kjo sëmundje vuajnë edhe meshkujt. Në punëtorinë në kompaninë “Triglav osiguruvanje” morën pjesë Dr. Deva Petrova- specialiste në onkologji, Dr. Biljana Crcareva- specialiste në mjekësi nukleare dhe Dr. Irena Shuplinovska – Jordanovska, specialiste në gjinekologji dhe obstetrikë.

Edhe gjatë këtij sesioni informative folën për rëndësinë e vetkontrolleve dhe kontrolleve parandaluese, gjithashtu dhanë përgjigjet e dilemave në raport me këtë sëmundje, rreziqet ndaj të cilave ekspozohen gratë si dhe si t’i njohin ndryshimet në trupin e tyre.

Spitali Klinik „Acibadem Sisitna“ në muajin tetor mbajti tre punëtori për shëndetin e grave, e para në KH “Vardar”, pastaj në kompaninë “Tineks” dhe në Qytetin e Shkupit. Spitali „Acibadem Sistina” në dispozicion ka pajisjen më bashkëkohore për diagnostikim të shpejtë dhe preciz. Disponon me teknologji të lartë, qasje multidisiplinare, trajtim të lartë dhe bashkëkohor. Gjatë muajit nëntor do të mbahen punëtori të ngjashme të përkushtuara shëndetit të meshkujve.

AcibademSistinaTriglav