fbpx

19 VITE HISTORI – “SISTINA” I ZHVENDOS KUFIJTË NË SHËNDETËSISË

14.02.2020

mala bogorodica

Para 19 viteve më datë 14 shkurt 2001 u hap spitali i parë i specializuar për gjinekologji dhe obstetrikë “Mala Bogorodica- Sistina” si sinonim i vërtetë për dashurinë ndaj gruas dhe pasardhësve të ardhshëm. Marka “Sistina” soli dimensionin e ri në shëndetësinë, përmes kujdesit më të mirë për pacientët me zbatimin e metodave dhe teknologjive më bashkëkohore. Spitali që në vitin 2001 filloi me veprimtarinë gjinekologjike gjatë viteve u shndërrua në një spital të respektuar klinik “Acibadem Sistina”, pjesë nga grupacioni më i madh shëndetësor në Evropën Juglindore “Acibadem”.

Në fillimet e tij të hershme, në hapësirë nga 2.000 metra katrore dhe me dy sallë të operacioneve, spitali i ka zbatuar trendët botërore në fushën e gjinekologjisë dhe akusherisë, ndërsa pacientëve të tij u mundësoi kushte për qëndrim të këndshëm spitalor. Përveç lindjeve në spital kryheshin të gjitha intervenime gjinekologjike, diagnostikimi dhe trajtimi i infertilitetit te çiftet, si dhe procedura revolucionare në fekondimin in vitro.

FOSHNJA E PARË IN VITRO

Më 19 qershor 2002 u lind Angel, foshnja e parë nga epruveta. Me këtë “Sistina” u bë pionier në zbatimin e teknikave më bashkëkohore në gjinekologjinë. Që nga fillimet e spitalit ekipi mjekësor ishte i përbërë nga profesionistët e lartë të cilët mbrapa vetës kanë lënë rrëfime të suksesshme.

17.000 BUZËQESHJE TË REJA NË “SISTINA”

Nga hapja e spitalit “Sistina” deri sot janë lindur më shumë se 16.500 foshnja, me këtë është realizuar ëndrra e mijëra familjeve. Gjatë viteve spitali zhvillohej dhe me këtë rriste besimi te pacientet. Përveç pacientëve nga vendi, në “Sistina” erdhën edhe pacientë nga rajoni.

NË VITIN 2010 “SISTINA”  U BË SPITAL KLINIK

Në momentet e suksesit, ditët gjatë të cilave marka “Sistina” gjithnjë e më shumë merrte dimensione, i zgjeroi kapacitetet me investime serioze në shëndetësinë dhe u bë spital klinik, cili më datë 7 prill 2010 i hap dyert për pacientët e tij. Në muajin nëntor 2010 spitali SK “Sistina” nënshkroi kontratë për afiliacion me grupacionin më të madh shëndetësor në Evropën Juglindore “Acibadem”, ndërsa për një vit ky bashkëpunim i suksesshëm u bë partneritet i përbashkët.

Në vitin 2012 SK “Acibadem Sistina” u bë pjesë e zinxhirit të dytë më të madh të spitaleve në botë, grupacioni malezian IHH. Gjatë 19 viteve të kaluara “Sistina” shkroi histori në sektorin shëndetësor dhe vazhdon më tutje t’i zhvendosë kufijtë me zbatimin e protokolleve më bashkëkohore në trajtimin dhe kujdesin e pacientëve.