fbpx

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” оfron pako speciale për lindje: Të gjitha shërbimet për një lindje të sigurt dhe kujdes të plotë për nënën dhe fëmijën

17.08.2021

AS Ginekologija SocialMedia h ALB

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” promovon pako speciale për lindje të cilat ofrojnë kujdes të plotë shëndetësor në përudhen para dhe pas lindjes. Bëhet fjalë për periudhën kur shëndeti i gruas është më i rëndësishëm, kur përgatitet për një jetë të re dhe për shëndetin e fëmijës. Janë krijuar dy pako speciale me çmime promovuese ku janë përfshirë të gjitha shërbimet për një lindje të sigurt dhe kujdes të plotë për nënën dhe fëmijën.

Si institucion lider privat shëndetësor Spitali Klinik “Acibadem Sistina” dhe ekipi i tij përkushtojnë vëmendje të madhe dhe ofrojnë kujdes të plotë të të sapolindurve dhe grave. Pakot e lindjes i përfshijnë të gjitha analizat laboratorike për nënën gjatë pranimit në spital me mundësi për analgjezi spinale dhe epidurale për lindje pa dhimbje. Akomodimi spitalor është përfshirë në pako por kujdesi nuk ndalet këtu.  Me qëllim që ta ndjekim rritjen dhe zhvillimin e foshnjës në pakon janë përfshirë edhe kontrollet ortopedike për të sapolindurin, këshilla për ushqimin e tij, tri kontrolle falas brenda muajit të parë dhe vizita e infermieres patronazhe.

Spitali organizon ligjërata falas për gratë shtatzëna për të pasur një shtatzëni të lehtë dhe për t’u përgatitur për aktin e lindjes. Ligjëratat i mbajnë mjekët më të mirë nga të gjitha specialitetet.

Të gjithë fëmijët e lindur në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” fitojnë zbritje ekskluzive prej 10  përqind për të gjitha shërbimet shëndetësore  përgjatë gjithë jetës.

Risi në këtë pako është zbritja speciale prej 30 përqind për pakot e formësimit të trupit në Qendrën e përsosjes, ndërsa në mënyrë shtesë fitojnë edhe 20% zbritje speciale për përdorimin e shërbimeve në Qendrën për një jetë të shëndetshme Premium e cila funksionon në kuadër të spitalit dhe është një nga qendrat më moderne në këtë rajon. Nënat fitojnë zbritje speciale prej 20 përqind të shërbimeve kozmetike mjekësore në Qendrën e përsosjes.

Kujdesi për shëndetin e fëmijës fillon menjëherë, çdo foshnjë fiton skrining falas audiologjik dhe kardiologjik dhe dhurata. Gjatë shtatzënisë, një herë në javë nënat fitojnë ushtrime joga falas , masazh për gratë shtatzëna, libër me këshilla për udhëheqjen e shtatzënisë.

Pakoja për lindje natyrale kushton 90.000 denarë, ndërsa lindja me prerje cezariane kushton 120.000 denarë.

Të gjitha përfitimet dhe shërbimet në pakot janë të disponueshme me pagesën e avancit në shumë prej 12.000 denarë. Me këtë fitohen të gjitha shërbimet dhe kujdes të plotë para dhe pas lindjes.