fbpx

“Fjalët nuk mund të përshkruajnë ndjenjen kur sillni një jetë të re në botë”- Mamia Sibinovska del në pension

26.07.2021

Me lot në sy dhe përqafime të sinqerta nga koleget e saj, mamia Elizabeta Sibinovska lëshon Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Punën e saj e përfundon pas 40 viteve përvojë pune në këtë profesion- duke u kujdesur për nënat e reja dhe të porsalindurit.

“Me krenari mund të them se kam punuar punën më të mirë dhe më njerëzor në botë. Fjalët nuk mund të përshkruajnë ndjenjen kur sillni një jetë të re në botë. Pa dallim nëse puna është plot me stres ose shumë e përgjegjshme, thjesht zgjohesh dhe bie në gjumë me të. Tanimë më mungon salla e lindjes dhe qarja e parë e bebeve”, shpjegon ajo.

elizabeta sibinovska

Për “Acibadem Sistna” thotë se është vendi ideal për të punuar, ku punohet në ekip dhe janë siguruar të gjitha kushtet për punë.

“Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” jam që nga viti 2001, nga ekzistimi i spitalit që atëherë mbante emrin “Malla Bogorodica”. Largohem në pension me kujtimet më të bukura. Do të më mungojnë kolegët dhe puna. Salla e lindjes dhe spitali ditor ishin dashuria ime e dytë”, thotë Sibinovska.

Me dashuri të madhe dhe përkushtim i ka plotësuar të gjitha detyrimet e punës, pacientët e kujtojnë sipas buzëqeshjes dhe pranimit të mirë, ndërsa koleget si mik i vërtet dhe profesionist i madh. Ajo ishte punëtore që ka kryer çdo detyrë.

Me buzëqeshje në fytyrë kolegët e departamentit përcollën Elizabeta duke i uruar gëzim gjatë ditëve në pension.