fbpx

Mjekë nga “Acibadem Sistina” në Kongresin evropian të kardiologjisë

18.09.2019

kon

Tre mjekë nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina” morën pjesë në Kongresin evropian të kardiologjisë  Evropës, që sivjet u mbajt nga 31 gusht deri në 4 shtator në qendrën tregtare të re më të madhe në Paris. Në ngjarjen morën pjesë Dr. Daniela Projevska, Dr. Ivan Trajkov dhe Dr. Dimitrar Dushkoski. Sivjet kongresi ishte më i rëndësishëm sepse u bashkua me Kongresin botëror të kardiologjisë. Mjekët e pranishëm pohojnë se kjo ka qenë mundësi shtesë sepse ka mundësuar konfrontim të kardiologëve  nga vende të ndryshme të botës dhe krahasim  të rekomandimeve aktuale të fushave të ndryshme.

kon

“Ky kongres është mundësia optimale për të takuar kardiologët klinikë dhe kardiologë që përveç praktikës klinike merren me punë hulumtuese-shkencore për shkëmbimin e përvojave të bazuara në studime klinike dhe aplikimin e tyre në praktikën e përditshme klinike për parandalim dhe trajtim të sëmundjeve kardiovaskulare. Në kongresin kishte rreth 32.000 delegatë nga 150  vende që biseduan dhe ndanë përvoja në përafërsisht 500 sesione. Theksi kryesor u vendos sesioneve të ashtuquajtura Hot line dhe Late- breaking Science dhe u prezantuan rekomandimet e reja të pesë fushave të kardiologjisë, siç është trajtimi në takikarditë atriale, trajtimi i embolive pulmonale, rekomandime për trajtim të dislipidemive, trajtimi i sëmundjes stabile koronare, që është e emëruar në sëmundje koronare kronike, që ndoshta është risia më e rëndësishme, dalja e rekomandimeve të reja për trajtimin e diabetit, gjendjes para diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare si pjesë e rekomandimeve kardiologjike”, tha Dr. Projevska

Nga kongresi dolën studime të reja me të dhëna për terapitë dhe efikasitetin e tyre.