fbpx

Plastikë ose jo?

28.05.2019

Plastikë

Nuk ka ditë që njerëzit të mos grinden rreth asaj kush çfarë ka operuar ose a ajo bukuri që nuk është autentike ka vlerë si bukuria e “nënës natyrë”. Në çdo rast, gjithnjë e më shumë i ka ato që suksesin personal dhe bukurinë kanë falë “babait” kirurg plastik, ashtu edhe pyetja nëse dikush ka pasur ose nuk ka pasur operacion plastik bëhet një në vargun e determinimeve të rrejshme rreth të cilave njerëzit grinden mes tyre. Në këtë mënyrë masat virtuale  jo rrallë paragjykojnë, mezi presin të linçojnë dikë që ka bërë ndonjë ndërhyrje plastike, diçka artificiale, ose injektim…në këtë mënyrë pastaj t’i ofendojnë edhe gratë që nuk i kanë përdorur kirurgjinë plastike për të qenë të pranueshme sipas standardeve të përgjithshme. Dhe nëse zbulohet se kemi ndonjë bukuroshe autentike që asgjë nuk ka operuar, atëherë për të do të tregojnë se ajo është budalla…në mënyre të natyrshme!.

Kjo statistikë mësimore për ofendimin e grave për gjithçka- nga pamja fizike deri në moshën, gjendjen civile, origjinën etj. është një mësim se çfarë që do ta bëjmë, duhet ta bëjmë për veten, dhe jo për të tjerët.Prandaj nëse nuk pëlqejmë veten, edhe tjerët nuk do të na pëlqejnë, gjithmonë duke dëgjuar jehonë e zërave të tjera që de facto nuk i interesojmë, përveç si thashetheme momentale ose zbrazje duke përgojuar. Kur dikë e përgojojmë, ne de facto shpjegojmë sa jemi më të mirë nga ai person. Të prekur nga grindjet dhe konfrontimet, duke mos kuptuar se çdo qëndrim është zgjedhje legjitime personale, ne kuptojmë se në botën bashkëkohore virtuale paragjykimi u bë përditshmëri.

Kush dhe çfarë ka vendosur, behët fjalë për zgjedhjen e tij dhe askush nuk ka të drejtën të paragjykojë, bile për korrigjimin e rrudhave, implantimin e silikoneve ose ka vendosur t’i mos i mbulojë shenjat e vjetërsimit, marrja ose humbja e kilogramëve. Kjo është e drejta e zgjedhjes lidhur me pikëpamjet personale të lumturisë. Në botën dual, ne gjithmonë mendojmë se jemi trashëgues i të drejtës së qëndrimit të drejtë ashtu edhe në mahnitjen e respektimit të drejtësisë së iluzionit të vetë të egos, shumë lehtë e paragjykojmë tjetrin për diçka që neve nuk na prek. Por, në fund kjo është një lojë sociale në të cilën njerëzit, duke zbrazur frustraconet e veta mendojnë se do të lehtësohen nëse ofendojnë dikë për shkak të pamjes fizike, sikur të jenë fëmijë në shkollën fillore. Si mësim- të gjithë kurrë nuk do të na pëlqejnë, askush nuk është i shpëtuar nga ashpërsia, prandaj për këtë shkak ta bëjmë atë që na bën të lumtur është zgjedhja e parë.  Në botën e papërsosmërisë për ta parë cilësinë në dikë është përsosmëri.

Njeriu që mund ta falë përsosmërinë e personit tjetër dhe në të ta shohë reflektimin e Zotit është njeri që vetvetes fal limitet e tij dhe nuk është skllav i megalomanisë së egos së vetë. Po, kjo është një nga mësimet kryesore të këtij dimensioni – pranimi i asaj që sipas pamjes për ne është e papranueshme. Nëse në mënyrë shtesë gjejmë kuptim dhe bukuri, atëherë përpiqemi të bëhemi versioni më i mirë vortex. Prandaj, në fund, njeriu për njeriun nuk është ujk është pasqyrë dhe çdokush e sheh vetëm atë që është në të. Pranimi është fillimi i çdo tejkalimi i iluzioneve personale, dhe për ta parë shpirtin e dikujt mbrapa silikoneve, flokëve të bardha, marrjes së kilogramëve dhe dekoltesë së thelle dhe moshës është pyetja për të sa ne vetëm besojmë në iluzionin e gjëjes materiale, veçanërisht sot kur fizika bashkëkohore na shpjegoi sa pak në përqindje ka materi në botën materiale dhe se gjithë kjo është energji. Prandaj, mos brengosi kush çfarë flet. Ndjena e kënaqësisë personale dhe gëzim është fillim për përhapjen e vibracionit të mirë, që varet nga zgjedhja jonë.

Domethënë, përgjigja gjithmonë është antinomi- edhe po edhe jo- njëkohësish të jemi luftëtare për çdo prej ideve, bile edhe për idenë për plastikë ose kundër asaj.

Bëni ashtu siç mendoni, vetme mos i dëgjo zërat e të tjerëve…