fbpx

“ACIBADEM SISTINA” ZHVILLON KIRURGJINË PËR FËMIJË – PËR DR. SIMEONOV, KUSHTET E PUNËS JANË NË NIVEL BOTËROR

18.01.2019

Intervenimet kirurgjike më serioze tek fëmijët të cilat përfshijnë patologjinë e përgjithshme në trajtimin e kirurgjisë së përgjithshme të fëmijëve realizohen në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Tendenca, sipas praktikave më të fundit, është kirurgjia minimalisht invazive, laparoskopia, repozicioni pa gjakderdhje me osteosintezën perkutane tek fraktura e kockave, cistoskopia, trajtimi me lazer i gurit në veshka dhe kanalit ureteral. Dr. Risto Simeonov thotë se kushtet e punës në spital janë në nivel botëror.

“Acibadem Sistina” zhvillon kirurgjinë e fëmijëve. Për Dr. Risto Simeonov, kushtet e punës janë në nivel botëror

Në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”, duke filluar që tani do të kryhet një spektër i gjërë  i kirurgjive tek  fëmijët. Departamentit pediatrik i bashkangjitet departamenti serioz kirurgjik, dhe si pjesë e këtij departamenti është  edhe kirurgu i njohur Dr. Risto Simeonov. Ai shprehet se kirurgjia e fëmijëve në “Acibadem Sistina” tani mbulon të gjithë patologjinë në trajtimin e sëmundjeve kirurgjike të kirurgjisë  e përgjithshme e fëmijërisë.

“Kirurgjia neonatale, urologjia, trauma pediatrike, kirurgjia torakale pediatrike, kirurgjia onkologjike pediatrike, kirurgjia plastike për fëmijë, trajtimi minimalisht invaziv, laparoskopia, cistoskopia dhe torakoskopia. Të gjitha këto janë risitë që do të mbulohen në ‘Acibadem Sistina’, përveç atyre që janë bërë deri më tani, siç janë intervenimet e hernies, apendesitit dhe moszbritjes së testisi. Tashmë spektri është më i madh. Deri më tani ndërhyrjet më serioze janë kryer vetëm në klinikën shtetërore të fëmijëve, ndërkohë që ne vazhdojmë këtu, “shprehet Dr. Simeonov.

Kjo dëshmon se “Acibadem Sistina” është në krye të mbrojtjes shëndetësore e cila do të jetë në një nivel të lakmueshëm me mbulimin e të gjithë kirurgjisë patologjike tek fëmijët.

“Kushtet e punës janë në nivel botëror, këtu e kam fjalën për standardet e hospitalizimit, standardet e sallave operative, standardet e pajisjeve të cilat përdoren. Në çdo moment janë të disponueshme të gjitha materialet e nevojshme kirurgjike, në lidhje me trajtimin endoskopik, laparoskopinë, citoskopinë apo torakoskopinë. Këto janë kushtet të cilat i meritojnë pacientët më të vegjël, fëmijët”, shprehet doktori.

Ai pohon se “Acibadem Sistina” është lider në rajon. Ajo nuk është vetëm spitali më i mirë në vend por është edhe spitali konkurent në rajon, Serbi, Kosovë, Shqipëri…

Tendencë në kirurgjinë pediatrike është operacioni minimalisht invaziv

Tendenca në kirurgjinë pediatrike është që të përdoret minimalisht kirurgjia invazive, laparoskopia, repozicioni pa gjakderdhje me osteosintezën percutane tek fraktura e kockave, cistoskopinë, trajtimin me lazer të gurit në veshka dhe kanalit ureteral. Kjo, thotë Simeonov, rezulton me hospitalizim të shkurtër, ndërhyrja është pa dhimbje, nuk përdoren shumë antibiotikë dhe analgjezikë.

“E gjithë kjo do të thotë praktikisht kthim më i shpejtë i pacientit, fëmijës, në jetën e përditshme. Kjo është një rrethanë lehtësuese për prindërit, veçanërisht për nënën, sepse ajo është gjithmonë shoqëruese e fëmijës gjatë trajtimit kur është sëmurë  “, thotë Dr. Simeonov.

Ai thotë se problemet më të zakonshme të cilat zgjidhen në kirurgji pediatrike janë hernia dhe moszbritja e testiseve. Tek gjendjet akute, inflamacioni i apendesitit, invaginacioni, skrotumi akut, tek urologjia për fëmijë janë uropatitë obstruktive, ndërsa nga kirurgjia abdominale janë ndërhyrjet e zorrës së trashë dhe zorrëve të vogla, shpretkës, stomakut dhe ezofagut. Nga kirurgjia neonatale, atresia ezofagut, duodenumi, zorrët e vogla, atresia anale, atresia e mëlçisë, hernia diafragmatike.

Dr. Simeonov është kirurgu i vetëm për fëmijë që bën transplantimin e veshkave tek fëmijët ndërsa “Acibadem Sistina” ka kushtet, burimet dhe një ekipin i cili mund të zbatojë këtë intervenim gjigant, transplantin e veshkave.

Është shumë e rëndësishme që tani në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” do të aplikohet edhe kirurgjia onkologjike për fëmijë. Dr. Simeonov do të bashkëpunojë me Dr. Biljana Çonevskën me të cilën ka  pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm në klinikën e fëmijëve. Në kirurgjinë onkologjike, më të zakonshmet janë tumori në veshka, në gjendrën mbiveshkore dhe teratomat.

“Në raste të tilla, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me onkologun pediatrik për të bërë vlerësimin nëse duhet të jepet terapi apo duhet të bëhet intervenimi kirurgjik. Nëse bëhet fjalë për tumore të mëdha, atëherë jepet kimioterapi, me qëllim që tumori të zvogëlohet dhe më pas të mënjanohet me anë të intervenimit kirurgjik. Në në “Acibadem Sistina” jemi të përgatitur për të mbuluar patologjinë e përgjithshme onkologjike tek fëmijët, domethënë unë si kirurg për fëmijë, ti bëj të gjitha interveniumet kirurgjike me mënjanimin e tumoreve beninje dhe malinje tek fëmijët”, thotë Dr. Simeonov.