Daily Dose of Health  

 

Regjistrohuni për të marrë nga ekipi ynë profesional informacionet më të fundit mbi shëndetin.  {module AcyMailing Module}

Kërko

Shumica e ushqimeve kanë benefite shëndetësore, por ekziston një grup i këtyre ushqimeve të cilët janë të njohur si ushqime kundra plakjes, ushqime të cilat ndihmojnë në luftën e kalimit të viteve dhe rekomandohen për personat nga mosha 30 vjeçare, këto ushqime mbulojnë disa nevoja specifike ushqyese që kanë të bëjnë me vetitë e kundra plakjes.

Register to read more...

Shumë studime kanë vërtetuar se konsumi  I matur i verës redukton në mënyrë të konsiderueshme vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare. Efektet e dobishme të verës I dinte madje edhe Hipokrati, i cili e përdorte atë si antiseptik, si qetësues,  për të përmirësuar punën e sistemit të tretjes, por edhe si pjesë e ushqimit të përditshëm.

Register to read more...

Vitamina B12 ndikon në rritjen e energjisë, në përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit dhe ndikon në reduktimin më të shpejtë të kilogramëve të tepërta. Luan një rol të rëndësishëm në krijimin e qelizave të AND-së, nervave dhe qelizave të gjakut. Është tepër e rëndësishme për funksionimin normal të trurit dhe sistemit imunitar. Burimi I vetëm I kësaj vitamine është ushqimi me origjinë shtazore si , veza, mishi, midhjet dhe produktet e qumështit. Peshku dhe mishi konsiderohen si burime më të pasura të kësaj vitamine.

Register to read more...

Ushqimi me erëza në masë të kontrolluar ka shumë benefite shëndetësore.  Në përgjithësi, ushqimi djegës dhe me erëza është një stimulues për trupin. Stimulon qarkullimin e gjakut dhe rrit temperaturën e trupit.  Mendohet se ushqimi me erëza rrit hapjen e oreksit duke rritur sekretimin e pështymës dhe enzimat për tretjen e ushqimit.  Në përgjithësi, studimet kanë treguar se erëzat  janë një stimulues kryesor për mprehjen e shqisave, për zgjimin e trupit dhe për më tepër energji.

Register to read more...

Etiketat nuk janë gjërat e vetme të cilat i vërejmë kur zgjedhim një produkt.  Etiketë e vogël, me gërma të imëta e ngjitur në një vend jo shumë të dukshëm, është shumë normale që të mos vërehet aspak.  Shumë prej nesh, shpesh nuk kuptojmë se çfarë shkruhet në të, dhe nuk dime se si ti kuptojmë përmbajtjet ushqyese të produktit. Shumë të tjerë, shpesh nuk janë të interesuar për të ditur se çfarë shkruan në etiketë. Por, etiketa është vendi ku në fakt ju mund të lexoni se çfarë do të konsumoni.  Cilët janë përbërësit, sa sheqer përmban, dhe shumë informacione të tjera të rëndësishme lidhur me produktin. Nuk duhet harruar se në etiketë keni të shkruar edhe informacione rreth temperaturës për ruajtjen e produktit në mënyrë  që ju të krijoni kushtet për ruajtijen e tij.

Register to read more...

Perimet janë burime të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë. Perimet përmbajnë substanca të cilat ndihmojnë në parandalimin apo luftimin e sëmundjeve të zemrës, të kancerit, të diabetit, artritit, presionit të lartë të gjakut, mbipeshës, plakjes së parakohëshme, rrudhave në fytyrë, etj. Ja përse i'a  vlen të përmendim disa nga arsyet përse duhet të konsumojmë një pjesë të mirë të tyre çdo ditë.

Register to read more...

Nutricionistët e klasifikojnë  si një  ushqim bombë, i cili ka  vlera të vërteta ushqyese.  A e dini se përmban më shumë se 20 vitamina, minerale dhe përbërës që bllokojnë absorbimin e kolesterolit në trup? Përveç kësaj, përdore edhe antioksidantë  të cilët luajnë rol në parandalimin e sëmundjeve malinje dhe sëmundjeve të zemrës.  Avokadoja përmban edhe vitaminë E, vitaminë C, acid folik, fibra, hekur, kalium, lutein dhe beta karroten. Përveç kësaj, stimulon trupin dhe bën më të lehtë absorbimin e vitaminave A,D,E dhe K.  avokadoja ka një vlerë të ulët kalorike dhe mund t’ju ndihmojë për të arritur peshën e dëshiruar trupore.

Register to read more...

Shega është një simbol i shëndetshëm i jetës së përjetshme. Lëngu i shegës ka një pushtet të fuqishëm antioksidant, më të fuqishëm madje edhe se ai i çajit jeshil dhe verës së kuqe. Sipas studimeve lëngu i shegës është tre herë më i fortë se e njejta sasi e çajit jeshil apo verës së kuqe, boronicës blu apo boronicës së kuqe. Efektet mbrojtëse i’u atribuohen fitohemikaleve – polifenole, tanineve dhe antocianineve. Vetëm me një gotë lëng mund t’a zvogëloni rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Register to read more...

Është i vërtetë fakti se plakja e dëmton aktivitetin mendor dhe së bashku me të shfaqet edhe rënia e përqëndrimit, kujtesës dhe fokusimit. Nuk mund ti rezistojmë kohës dhe proceseve natyrore por sigurisht që mund të ndikojmë në reduktimin e intensitetit të këtyre ndryshimeve dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës.Ushqimet dhe pijet e renditura mëposhtë janë aleatët për mbrojtjen e vitalitetit të trurit.

Register to read more...

Kanella është një erëz e cila rekomandohet për përmirësimin e problemeve me qarkullimin e gjakut, gjithashtu, rekomandohet për personat të cilët vuajnë nga diabeti, pasi ajo ndihmon në kontrollimin e glokozës në gjak. Siç e dimë të gjithë, kanella përdoret në kuzhinë për t'i dhënë shije ushqimit të përditshëm. Por sigurisht, shija nuk është funksioni i vetëm i kanellës, pasi ajo ka shumë veti të tjera. Sikurse shumë elementë të tjerë të natyrës, siç janë bimët dhe frutat, kanella ka shumë benefite shëndetësore, përdoret shpesh në formë mjekësore. Le të njihemi pak më tepër me të.

Register to read more...

Të gjithë çajrat bimorë janë të shëndetshëm.  Por ka disa çajra të tjerë të cilët janë veçanërisht të mirë për lehtësimin e kollës.  Një avantazh tjetër i çajrave bimorë është se përgatiten lehtë dhe janë relaksues. Më poshtë do të lexoni se cilët çajra janë të mirë për kollën:

Register to read more...