Daily Dose of Health  

 

Regjistrohuni për të marrë nga ekipi ynë profesional informacionet më të fundit mbi shëndetin.  {module AcyMailing Module}

Kërko

Pranvera është periudha ideale për të shëtitur me biçikletë. Kjo mënyrë e përsosur për tu marrë me sport përballet shumë mirë me kilogramët e terpërt, me forcimin dhe formimin e muskujve. Shëtitjet me biçikletë ndikojnë edhe në fitimin e qëndrueshmërisë në organizëm, reduktimin e shfaqjes së presionit të lartë të gjakut, forcimin e imunitetit si dhe në reduktimin e stresit. Gratë të cilat peshojnë 60 kg,  do të shpenzojnë 480 kalori nëse ecën me biçikletë me një shpejtësi mesatare prej 20-25 km në orë (60 min.) sa më shpejtë dhe në mënyrë intenzive të ecni me biçikletë, aq më shumë kalori do të shpenzoni. Por, ekspertët nuk rekomandojnë që të sforcoheni me këtë aktivitet. Studimet kanë treguar se personat të cilët ecin me biçiklet 10 km, dy herë në javë,  djegin gjysëm kilogram yndyrë në muaj.

Register to read more...

Maratona e vrapit është një nga disiplinat  sportive më të lodhshme. Sikurse edhe me sportet e tjera, edhe përsa i përket maratonës, përgatitjet zgjasin për një periudhë më të gjatë, me qëllim për të arritur performanca më të mira.  Gjatë periudhës së përgatitjes, duhet të kujdeseni veçanërisht që të mos pësoni dëmtime të sistemit muskulo-skeletor. Përsa i përket përgatitjes para maratonës, por edhe kthimit në formë, biseduam me Dr. Anica Haxhi - Petrusheva Jankijeviq, fiziatre në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Register to read more...

Periudha e dimrit është e njohur për shtimin e peshës trupore, veçanërisht gjatë ditëve të pushimit. Zakonisht, gjatë kësaj periudhe kemi më pak dëshirë për ti kryer aktivitetet e përditshme, veçanërisht për kryerjen e aktiviteteve sportive. Por, për dashamirësit e sporteve dimërore, argëtimet gjatë ditëve të ftohta janë shumë më të mira se ato gjatë periudhës së ditëve të nxehta. Këtu do të gjeni disa këshilla për të ruajtur peshën normale të trupit, kur temperaturat janë nën zero.

Register to read more...

Ndonjëherë janë të nevojshme disa ndryshime të vogla të rregullave apo zakoneve tuaja, për të pasur rezultate të shkëlqyera. Nëse keni problem me tretjen e ushqimit, keni dhimbje dhe fryerje të barkut gjatë gjithë vitit, provoni që të bëni disa ndryshime të vogla gjatë stinës së verës. Me ndihmën dhe praktikimin e këtyre këshillave do të mund ta reduktoni fryerjen e barkut dhe do të ndiheni të lehtë dhe të rehatshëm në kostumin tuaj të banjës.

Register to read more...

Aromaterapia është një metodë e trajtimit e cila aplikohet për ruajtjen e shëndetit , për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve me anë të lëvizjeve të buta  gjatë masazhit me vajra esencaial. Vajrat esencialë janë komponime biologjikisht aktive të cilat avullojnë shumë lehtë, dhe arrihen me distilim të barërave dhe bimëve me ndihmë të avullit.

Register to read more...

Egjiptianët e lashtë besonin se zemra është një burim i shpirtit, emocioneve dhe personalitetit. Aristoteli  bëri propagandë se zemra është një burim i inteligjencës, lëvizjes dhe ndjesisë. Gjatë gjithë historisë, por edhe në ditët e sotme zemra është sinonimi i parë kur përmendet dashuria. Por studime të shumta tregojnë se dashuria është një emocion i ndërlikuar që është shkaktuar nga 12 pjesë të veçanta të trurit.

Register to read more...

Secili prej nesh është mjaftueshëm i vetëdijshëm se shtimi i tepërt i peshës është i rrezikshëm për shëndetin. Por , a e dini se yndyrërat e tepërta në bark janë një problem plus? Nëse keni një vëllim më të madh rreth belit, duhet të dini se jeni të rrezikuar nga:

1.       Zvogëlim të funksionimit të mushkërive

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se zmadhimi i vëllimit rreth belit, ndikon në funksionimin e mushkërive. Ndryshe nga personat që nuk konsumojnë duhan që kanë një peshë trupore normale, personat me peshë të tepërt rreth belit kanë kapacitet të ulët të mushkërive sipas rezultatit të testit të spirometrisë. Me kalimin e kohës kjo mund të çojë deri në ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe madje mund të shkaktojë sëmundje kronike të mushkërive ose astmë.

Register to read more...

Shumica e ushqimeve kanë benefite shëndetësore, por ekziston një grup i këtyre ushqimeve të cilët janë të njohur si ushqime kundra plakjes, ushqime të cilat ndihmojnë në luftën e kalimit të viteve dhe rekomandohen për personat nga mosha 30 vjeçare, këto ushqime mbulojnë disa nevoja specifike ushqyese që kanë të bëjnë me vetitë e kundra plakjes.

Register to read more...

Shumë studime kanë vërtetuar se konsumi  I matur i verës redukton në mënyrë të konsiderueshme vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare. Efektet e dobishme të verës I dinte madje edhe Hipokrati, i cili e përdorte atë si antiseptik, si qetësues,  për të përmirësuar punën e sistemit të tretjes, por edhe si pjesë e ushqimit të përditshëm.

Register to read more...

Vitamina B12 ndikon në rritjen e energjisë, në përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit dhe ndikon në reduktimin më të shpejtë të kilogramëve të tepërta. Luan një rol të rëndësishëm në krijimin e qelizave të AND-së, nervave dhe qelizave të gjakut. Është tepër e rëndësishme për funksionimin normal të trurit dhe sistemit imunitar. Burimi I vetëm I kësaj vitamine është ushqimi me origjinë shtazore si , veza, mishi, midhjet dhe produktet e qumështit. Peshku dhe mishi konsiderohen si burime më të pasura të kësaj vitamine.

Register to read more...

Ushqimi me erëza në masë të kontrolluar ka shumë benefite shëndetësore.  Në përgjithësi, ushqimi djegës dhe me erëza është një stimulues për trupin. Stimulon qarkullimin e gjakut dhe rrit temperaturën e trupit.  Mendohet se ushqimi me erëza rrit hapjen e oreksit duke rritur sekretimin e pështymës dhe enzimat për tretjen e ushqimit.  Në përgjithësi, studimet kanë treguar se erëzat  janë një stimulues kryesor për mprehjen e shqisave, për zgjimin e trupit dhe për më tepër energji.

Register to read more...