Daily Dose of Health  

 

Regjistrohuni për të marrë nga ekipi ynë profesional informacionet më të fundit mbi shëndetin.  {module AcyMailing Module}

Kërko

Doktorët tanë


Prof. Dr. Salis Taxher 

Kirurg Kardiovaskular
Kardiokirurgjia






Dr. Gordana Petrovska
Specialiste e gjinekologjisë dhe obstetrikës
Gjinekologji dhe obstetrikë

 



 
Prof. Dr. Jordan Saveski
Specialist traumatolog
Traumatologjia



Duart dhe dekolteja janë pjesë të trupit të cilat nuk mund ti fshehim dhe jemi gjithmonë të ekspozuar ndaj syve të njerëzve. Edhe pse janë dy simbolet më të forta të feminitetit, ne gjithmonë i lëmë ato pas dore, dhe për këtë arsye, pikërisht aty shfaqen shenjat e para të plakjes. Në rast se nuk i kushtoni vëmendjen e mjaftueshme dhe në kohë këtyre dy pjesëve të trupit, këto pjesë do të domtohen dhe do të shfaqen shenjat e para të plakjes së parakohëshme.

Register to read more...

Një problem i përbashkët për të gjitha gratë janë qimet e padëshiruara. Kjo temë është gjithashtu e rëndë edhe për meshkujt të cilët gjithnjë dhe më tepër aplikojnë metodat më të fundit për mënjanimin e tyre. Biseduam me Dr. Vesna Pljakoska, specialiste dermatovenerologe në Qendrën e lazerit, në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, në lidhje me epilimin me lazer – metoda revolucionare me anë të së cilës arrihet mënjanimi i përhershëm i qimeve të padëshiruara.

Register to read more...

Lazeri më bashkëkohorë Еr:YAG i shpejtë, pa dhimbje dhe pa komplikime, jep rezultate të përkryera në trajtimin e një numri të madh problemesh shëndetësore dhe estetike gjinekologjike. Dr. Snezhana Timçeva Cvetkovska, gjinekologe-akushere në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, thotë se puna e këtij lazeri bazohet në stimulimin e pabalancuar fototermik të krijimit të një kolagjeni të ri dhe rimodelimit të tij në pjesën e murit të vaginës, hyrjen e vaginës dhe indit rrethues në hyrjen e uretrës (vestibulum). Pacientët janë të befasuar nga efekti momental i përmirësimit të gjendjes pas sesionit të pare të trajtimit.

Register to read more...

Tumoret në fshikëzën e urinës renditen në vendin e 2-3  përsa i përket shpeshtësisë së shfaqjes  së tyre. Gjithashtu, kjo sëmundje është 2-3 herë më e pranishme tek meshkujt ( veçanërisht tek meshkujt në moshë më të thyer) në krahasim me popullatën femërore. Por edhe personat më të rinj duhet të tregohen të kujdesshëm, veçanërisht nëse vërejnë gjak në urinë, e cila është simptoma e parë e që tregon praninë e kësaj sëmundje.

Register to read more...

Të paktën një herë në jetë e keni përdorur apo e keni dëgjuar fjalinë “ Vazhdimisht ndihem i/e lodhur”. Por shumica nuk e dinë se çfarë saktësisht do të thotë kjo, dhe se pas kësaj fjalie, shkak për shfaqjen e kësaj ndjesie qëndrojnë disa sëmundje të caktuara. Prof. Dr. Çedomir Dimitrovski, endokrinolog, shpjegon se sindromi i lodhjes së vazhdueshme, ka të bëjë me një grup simptomash të cilat e ndërlikojnë fonksionimin e përditshëm të individit.

Register to read more...

Nëse me bindje themi se qëndrimi ulur para kompjuterit  mund të shaktojë shtrembërim dhe dhimbje në qafë, studimet kanë treguar se jasteku  i papërshtatshëm shkakton një efekt akoma më të keq. Lexoni këshillat tona për zgjedhjen e jastekut të përshtatshëm i cili do t’ju ndihmojë në reduktimin e dhimbjes së qafës, dhe  në mbajtjen e shtyllës kurrizore në pozicionin e duhur.

Register to read more...

Intervenimet kirurgjikale tek fëmijët zakonisht lidhen me anomali të lindura. Për një pjesë të tyre është e nevojshme kryerja urgjentisht e intervenimit kirurgjikal, ndërkohë që tek disa fëmijë të tjerë mund të pritet derisa fëmija të arrijë një moshë të caktuar. Përsa i përket  sëmundjeve më të shpeshta me të cilat përballet departamenti i kirurgjisë për fëmijë, përgjigje morëm nga Dr. Vlladimir Çadikovski, specialist në kirurgjinë për fëmijë, në spitalin klinik "Acibadem Sistina".

Register to read more...

Sëmundjet inflamatore të zorrëve të tilla si koliti ulçeroz dhe sëmundja Crohn, janë inflamacione kronike të traktit gastrointestinal me origjinë të panjohur. Jeta moderne, veçanërisht stresi dhe ushqimi, janë faktorë rreziku për shfaqjen e këtyre sëmundjeve të cilat në disa raste mund të jenë kërcënuese për jetën. Në vijim, Dr. Dimitar Trajkov, gastroenterohepatolog, shpjegon më tepër në lidhje me këto sëmundje.

Register to read more...

Stapedektomia është një procedure kirurgjikale e cila kryhet nën anestezi lokale ose të përgjithshme, me anë të mikroskopit operativ. Dr. Vladimir Jekiq, otorinolaringolog, shpjegon se stapedektomia bashkëkohore, ka një nivel të lartë suksesi deri në 90%.  Ky intervenim kirurgjikal kryhet vetëm në spitalin klinik “Acibadem Sistina” i cila disponon të gjitha mundësitë profesionale përsa i përket personelit dhe teknologjisë për diagnostikimin dhe trajtimin kirurgjik.

Register to read more...

Qëndrimi për një kohë të gjatë dhe në pozicion të gabuar para kompjuterit, në shtëpi apo në punë, shpesh shkakton dhimbje shpine.  Kjo dhimbje është një nga problemet  shëndetësore më të shpeshta dhe nuk ekziston asnjë person që të mos ankohet prej saj.

Spondiloza – sëmundja e “njeriut modern”

Spondiloza është sëmundje degjenerative e shtyllës kurrizore e cila shfaqet më së shumti tek personat të cilët qëndrojnë për një kohë të gjatë ulur. “ Shtylla kurrizore përbëhet nga rruaza të cilat janë të ndërlidhura me nyje, dhe të ndara me disqe të buta. Kjo e bën shtyllën kurrizore fleksible dhe të përshtatshme, ndërsa rruazat dhe pjesët e buta janë një lloj stabilizuesi i cili absorbon stresin dhe dridhjet të cilat krijohen gjatë lëvizjes.

Register to read more...

Sarkoma është një lloj i kancerit të indit lidhës. Në fazë të hershme sëmundja nuk shfaq simptoma. Zakonisht shfaqet si një kokërr në pjesën e gjymtyrëve dhe nuk është e shoqëruar me dhimbje në fazat e para të sëmundjes. Gjatë rritjes së sarkomës shkaktohet presion mbi organet fqinje, indet, muskujt, nervat,  dhe shenjat dalluese të kësaj sëmundje janë dhimbje dhe vështirësi gjatë lëvizjes. Megjithatë, shumë sëmundje të tjera shfaqin simptoma të njejta, prandaj nëse ndjeni apo vëreni shfaqjen e ndonjë kokrre kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.

Register to read more...